“Nuk jam xheloze për Juelën, më vjen mirë…” Flet për herë të parë bashkëshortja e Rogertit
February 20, 2026Për herë të parë që nga nisja e rrugëtimit të tij në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 5, ka reaguar publikisht bashkëshortja e Rogertit. E ftuar në emisionin “Big Brother Radio”, Enxhi ka ndarë këndvështrimin e saj personal mbi lojën e tij, duke sjellë një tjetër dimension të figurës që publiku po sheh çdo ditë në ekran
Si janë njohur ata të dy?
Historia jonë është e bukur do thoja unë. Është histori me dashuri me shikim të parë, ashtu siç edhe Rogerti e ka përmendur aty brenda. Jemi njohur në një rreth familjar, në një event familjar, ku kemi pasur ato kontaktet minimaliste në fillim. Pastaj Rogerti mori guximin të komunikonte nëpërmjet babit tim për të gjetur një urë lidhëse me mua. Tradicional.
Gjatë qëndrimit të tij brenda shtëpisë duket se ai e përmend goxha shumë, si është ky raport?
E di dhe e shikoj që ai ka një mekanizëm mbrojtje shumë të fuqishëm. Në kuptimin që ai po tregon të duket i fortë.
Gati një dekadë bashkë dhe dashuria e tyre u finalizua edhe me lindjen e djalit të tyre, Marlon. Si e sheh ai Rogertin?
E para njëherë është emision që nuk shihet nga fëmijët. Mundohem mos ta sikletos shumë të them të drejtën sepse Marlon i mungon Rogerti shumë. Rogerti është pjesë e rutinës së Marlon dhe gjëja më e bukur e rutinës së Marlon është koha e gjumit dhe ato rrëfimet e darkës i do vetëm me babin. I mungon shumë. Mundohet ta injorojë, sikur i mban inat nga televizori, por kam vetëm dy momente delikate kur ai e puth nga televizori se e dëgjoi që po i këndonte një këngë të tij. I mungon shumë. I mungon shtëpisë.
Duke u cilësuar si antagonist në lojë, sa shqetësuese kanë qenë komentet për familjarët e tij?
Është komentuar shumë, ashtu siç ti bëre hapjen e emisionit. ‘Kush është kjo grua, kush është kjo femër që i qëndron pranë këtij njeriu?’. Ideja është që të them që nuk më kanë impaktuar në fillim do gënjeja sepse Rogerti është në lojë në Big Brother. Ndërkohë që njerëzit jashtë nuk po kursehen në komentet e tyre. Janë pa kufij, pa filtra, jashtë Big Brother. Ndonjëherë më vjen mirë që Rogerti ka zgjedhur të jetë ky model aty në Big Brother sepse që të jesh model i mirë ma merr mendja që është shumë e thjeshtë. Të jesh i keqi i domosdoshëm, apo të jesh një model ndryshe, është e vështirë të përqafohet, të pranohet. E themi shpesh ne në zhargon që ‘e vërteta është e hidhur’, por është e vërtetë dhe mendoj që Rogerti ka thënë disa të vërteta aty brenda. Mënyra e të thënit? Mendoj që nuk jemi dakord të gjithë mbase me mënyrën se si ai i qaset banorëve në përgjithësi.
A është Rogerti emocional jashtë BBV?
Unë them që ai tentoi të bënte këtë Rogertin e mirë dhe emocional. E ka tentuar me Juelën dhe mendoj që mua më pëlqen marrëdhënia që ai ka krijuar, është shumë njerëzore.
Lidhur me këtë, është bërë ajo xheloze për qëndrimin mes tyre?
Absolutisht që jo. Më duket një marrëdhënie shumë e bukur, organike mes miqsh. Nuk kam parë asgjë në konotacion të keq nga të dyja palët, e theksoj. Është një miqësi që lindi gradualisht, në mënyrë shumë organike dhe më vjen mirë kur Rogerti ka njerëz që i qëndrojnë afër në lojë.

revista.one/

