“100 mijë euro fituesit”, Arbana Osmani tregon gjithçka rreth Big Brother Vip

“100 mijë euro fituesit”, Arbana Osmani tregon gjithçka rreth Big Brother Vip

August 18, 2021 0

Big Brother VIP do të nisë në tetor në “Top Channel” dhe “Digitalb”, njoftoi Arbana Osmani në InstaStory.

“Big brother Vip do transmetohet 24 h live ne dy kanale ne Digitalb. Permbledhja ditore cdo dite ne Top Channel. Ndryshe nga vitet e kaluara, kete here bashke do kemi jo nje, por dy spektakle ne jave me emocione te forta si perhere. Keto jane takimet qe nuk duhet te humbisni. Transmetimet ne Youtube do jene te perzgjedhura”, është shprehur moderatorja.

Përsa i përket çmimit të madh në Big Brother Vip, Arbana ka treguar se do të jetë 100 000 Euro.

E pyetur nëse do të ketë banorë nga Për’puthen, moderatorja ka preferuar që të mos japë detaje derisa të nisë BBV.

“Big brother vip eshte format nderkombetar dhe produksioni shqiptar do ndjeke linjat qe ndjekin produksionet e ngjashme kudo ne perendim. Qe dmth kasti do te zbulohet ne nje date te caktuar dhe jo tani”, ka thënë ajo.

Pse nuk është zhvilluar këto 4 vite dhe pse pikërisht tani? Arbana ka një përgjigje dhe për këtë pyetje.

Nje format televiziv ndodh qe te mos zhvillohet per arsye te ndryshme. Ka ne bote formate shume te suksseshme qe e lodhin audiencen dhe kane nje stop. Ka formate realizimi i te cilave eshte shume i kushtueshem dhe kostot nuk e justifikojne suksesin dhe kane nje stop. Mendoj qe para 4 vitesh bb ndaloi ne momentin e duhur. Ndryshe nuk do ishte gjithe kjo deshire per ta ripare. Ashtu sic mendoj qe tani jane pjekur te gjitha kushtet per te rifilluar, natyrisht me nje vizion te ri dhe ambicje te reja. Big brother eshte nje sipermarrje gjigande, eshte nje televizon brenda televizionit dhe qe ne momentin qe eshte vendosur

rikthimi i realizimit te formatit eshte investuar shume. Po ndertohet nje shtepi me siperfaqe 1500m2 ngjitur me studiot e tv, eshte investuar ne teknologji per te patur fjalen e fundit te teknikes, ne burime njerezore per te patur profesionistet me te mire te fushes. Eshte nje pune ne skuader qe te jep vec frymezim dhe motivim per te punuar. Eshte nje fryme qe kujton pak kohen e Tanit, ndoshta nga perfshirja e Lorit, ndoshta sepse na ka marre malli per spektakle live, ndoshta sepse pritshmerite jane te medha dhe pergjegjesite akoma me te medha”, ka thënë Arbana.

revista.one/