Gazetarja flet për çmimet e eskortave: Personazhet VIP më të paguarat
October 26, 2023Gazetarja Aida Topalli, e ftuar në një emision tha se bazuar nga vëzhgimet e saj si gazetare ka parë se ekzistojnë edhe protalet të cilat merren me porositjen e eskortave. Sipas saj, çmimet shkojnë nga 100-1000€.
“Sot prostitucioni ka evoluar, nuk ke më prostituta që të rrinin aty te rruga, por tani i gjen në tavolina, në lokale. Tani ka edhe portale apo faqe portalesh ku janë të aksesueshme. Ka vende të caktuara në kryeqytet ku mund të gjenden lirisht. Ka raste kur vajzat nuk janë të portali dhe bëjnë deal vetë. Çmimet në ato portale vendosen nga 100€ për gjysmë ore, deri në 300€ deri në dy orë.
Ndërsa kur i merr mbi 24 orë, çmimet variojnë nga 500-1000€. Ndërsa vajzat e tjera që punojnë vetë, edhe çmimet i bëjnë vetë.”
Ka edhe këngëtare dhe personazhe VIP, prezantuese televizive që ofrojnë shërbime të tilla, dhe çmimet e tyre variojnë nga 1000 € e sipër. Ato kryesisht operojnë jashtë vendit, pra, sa më VIP je aq më shumë paguhesh.
Për gazetaren Topalli, është më e mirë të bëhet legalizimi i eskortave dhe të kenë një standard fiks.
“Duhet të ishin më mirë që të legalizoheshin eskortat. Ndodh që policia i lokalizon por nuk arrin sepse sipas tyre janë aq shumë sa e është e pamundur të ndalohen.
Vjet policia ka arritur të lokalizoj 22 vajza të cilat i ka proceduar penalisht , por pa u arritur deri te CEO i këtyre portaleve është e pamundur të kapen të gjitha, sepse në një farë mënyrë ata janë tutorë, dhe ka informacione se policia po shkon drejt tyre.”
Vitin e kaluar, gjashtë vajzat e huaja që ushtronin prostitucion në Shqipëri, u arrestuan nga policia e Tiranës në operacionin e koduar “Contact”. Tutorja e vajzave që kishin ardhur nga Rusia, Spanja apo Venezuela, ishte shtetasja Beisi Yusmar Rojas Ruiz, me origjinë nga Kolumbia.
revista.one/