Si ia doli Olta Gixhari të punonte me Luiz Ejllin, aktorja tregon prapaskenat e filmit
September 28, 2023Olta Gixhari ka folur për herë të parë për prapaskenat e filmit “Në Kuadër të Dashurisë” dhe marrëdhënien që ka tashmë me Luizin.
E ftuar në “Top Albania Radio”, ajo tha:
“Ne kemi folur shumë për filmin të dy gjatë xhirimeve. Unë jam përpjekur gjatë gjithë kohës me lejen e regjisorit, që ta fus në atmosferë. Si futet një aktor që nuk është aktor në atmosferë? Duke i treguar rrethanat, duke folur me të dhe duke i thënë si mendon ti ta bëjmë këtë dialog, si e ndjen ti. Për mua kishte shumë rëndësi si e ndjente Luizi dialogun dhe si energji. E merrnim këtë energji, flisja dhe unë për energjinë time e përpunonim të dy këtë energji dhe ishim gati për xhirim. Marrëdhënia ka qenë shumë politikisht korrekte. Të dy e dinim që na duhej njëri-tjetri. Ai pa mua nuk e bënte dot dhe anasjelltas as unë pa të sepse 90% ose 95% të filmit e kemi me njëri-tjetrin dhe nëse nuk do të kishim një harmoni qoftë edhe gjasme të mirë”.
A janë miq sot? Ajo la të kuptohet që JO!
“Unë vazhdoj të ruaj një simpati për Luizin, vazhdoj ta kem xhan njësoj si natën e 1 prillit kur e përqafova dhe ia thashë. Tani marrëdhënia jonë ashtu është ne nuk kemi shkuar ndonjëherë mirë që të shkojmë mirë sot. Unë e kam pranuar këtë gjë që shkojmë si macja me miun dhe jemi në rregull. Mbase kjo është e mira.”
Kanë pirë një kafe ose gotë pas pune ose xhirimeve? Kujt i ka munguar vullneti?
“Jo. Unë këtë nuk e tregoj dot sepse mbase nuk më përket mua ta tregoj. Unë flas për veten time por di të them që kishim një marrëdhënie politikisht korrekte mendoj që ka mjaftuar për të patur një fjali nga regjisori pas skenës që është edhe në trailer kur ne rrotullohemi, Koloreto tha “Ta marrtë dreqi sa bukur gënjeni, gati gati e besova që e dashuroni njëri-tjetrin.”
Duke qenë që dashuria e Oltës është filmi dhe tani ajo rikthehet si aktore në një projekt që ka një kuriozitet të jashtëzakonshëm publik për momentin, si po e pret ajo premierën e filmit “Në Kuadër të Dashurisë” dhe çfarë na zbulon më tepër?
Kjo gjë po më shkatërron. Zakonisht kur gjërat kanë pritshmëri të lartë edhe ndodh që njerëzit zhgënjehen sepse pritshmëria është kaq e lartë sa duket sikur unë do të dal aty tek filmi dhe do të bëj një gjë të jashtëzakonshme që nuk është parë asnjëherë dhe kjo të vë në presion.”, tha Otla.
Si po e pret premierën?
Me shumë emocion tani po merrem me fustanet. Jam në gjendje kaq të parehatshme psikologjike sa nuk e di se si do të vishem nuk e kam një imazh se si e shoh unë veten atë natë. Kam shumë emocione sigurisht uroj që ta shoh filmin sa më shpejt që gjithësesi të kem një çlirim sepse nuk e kemi parë ende, por e di që do ta shohim shumë shpejt. Nuk e di se si do të jetë. Emocionet i kam shumë të mëdha dhe uroj që filmi të pëlqehet dhe të lë një shije të mirë.
Ne jemi mbledhur një grup aktorësh profesionistë dhe jemi munduar që të bëjmë një punë me një dashuri shumë të madhe dhe përkushtim, kjo është e vërtetë. Edhe pse periudha që e kam xhiruar unë nuk ka qenë fort relaksuese sepse ka qenë direkt pas periudhës së shtëpisë që dola dhe akoma nuk isha çmallur me djalin.
Olta ka treguar gjithashtu se: “Sa kam punuar për këtë projekt, në këtë film nuk kam punuar në asnjë projekt tjetër. Kam punuar dyfish pasi mendoja që kisha përgjegjësi për dy jo vetëm për një. Mendoja që isha me gjysëm energji dhe kjo ishte arsyeja që punoja dyfish për të kapur ritmin tim.
Nuk e di se çfarë kam bërë sepse ndonjëherë kur e tejkalon dhe nuk është edhe aq mirë që të mbi punosh. Nuk e di. Megjithatë i fus një mendje të lehtë për të qetësuar veten dhe them okej nuk do të jetë filmi i fundit edhe nëse ti nuk ke dalë aq mirë do të kesh mundësi ta rregullosh në një film tjetër sepse edhe aktoret e Hollywood-it nuk i kanë të gjitha rolet e shkëlqyera. Uroj që të jem korrekte.”
revista.one/