Sherr mes Ronaldo Sharkës dhe Olsa Muhametit
October 5, 2023Burime pranë “Top Channel” kanë treguar për ‘Iconstyle’ se, mes autores së “Për’puthen” dhe Ronaldo Sharkës që iu shtua së fundmi stafit të emisionit, ka patur një përplasje të ashpër.
Ky sherr vjen gati një muaj pas nisjes së bashkëpunimit të dyshes, për emisionin e dashurisë që ka nisur sezonin e ri.
Ende nuk dihen motivet e përplasjes së fortë të Sharkës dhe Muhametit në ambientet e TV, megjithatë nga një kërkim i shpejtë vumë re që ata nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram.
A do të vazhdojë ende bashkëpunimi i tyre në “Për’puthen”, apo marrëdhëniet u ndërprenë këtu? Kjo mbetet për t’u parë!
Ndërkohë Ronaldo Sharka së shpejti do të marrë pjesë në spektaklin e kërcimit “Dancing With The Stars” si konkurrent. Në lidhje me këtë eksperiencë të re ai komunikuar virtualisht me ndjekësit e tij të cilët i kanë bërë pyetje nga më të ndryshmet.
“Si do të kërcesh me gjithë atë peshë”, ishte një ndër pyetjes së cilës moderatori kishte zgjedhur t’i përgjigjej.
Ronaldo u shpreh se ky nuk është mesazhi i parë që i vjen në lidhje me peshën e tij, por e rëndësishme është që ai ndihet mirë me veten dhe ju bën thirrje dhe të tjerëve ta pranojnë veten e tyre sikur janë.
Një çështje tjetër që u prek në “Ask me a question” është edhe “përballja” e tij me Olta Gixharin në emisionin e kërcimit, njëri në rolin e konkurrentit e tjetra në atë të jurisë.
Për këtë, Ronaldo theksoi se “Big Brother” ka mbaruar dhe se ai nuk ka asnjë raport as të mirë as të keq me Oltën. Më tej ai përfundoi duke thënë se beson që Olta do të tregohet profesionise.
revista.one/