Po divorcohen? Princ Leka nuk e ndjek më Elian në rrjetet sociale

Po divorcohen? Princ Leka nuk e ndjek më Elian në rrjetet sociale

October 26, 2023 0

Pak ditë më parë, në 3-vjetorin e Princeshë Geraldinës, u vu re se Princ Leka dhe Elia Zaharia festuan të ndarë. Kjo e fundit organizoi edhe një festë për ditëlindjen e së bijës, ku i ati nuk ishte pjesë, por vetëm familjarët e saj.

Veç kësaj, në urimet e secilit për vajzën, nuk u përmend askund prindi tjetër.

Por sot, Princ Leka ka shtuar këto dyshime për një krizë në marrëdhënien me Elian, duke e hequr bashkëshorten e tij nga Instagrami, të cilën e ndiqte 3 ditë më parë.

Kujtojmë se Princ Leka është mjaft aktiv në rrjetet sociale me postime, komente dhe reagime, saqë një veprim i tillë nuk mund të jetë kurrsesi një gabim apo pakujdesi.

Princ Leka kohët e fundit ka marrë pjesë në disa ceremoni zyrtare, gjithashtu edhe në gëzime familjare, pa Elia Zaharian. Nuk ka ndodhur më parë që Princi të marrë pjesë pa partneren e tij, në ceremoni të familjeve Mbretërore të shteteve të ndryshme.

revista.one/