Rozana Radi nuk mban dot lotët, pas këngës “Mos ik o ma” nga Tiri Gjoci
December 6, 2024“Mos ik o ma” titullohet kënga e sjellë nga Tiri Gjoci në natën e dytë gjysëmfinale të “Këngës Magjike”, tekstin e së cilës e ka shkruar Rozana Radi.
Kjo e fundit teksa ndjek spektaklin magjik, është pyetur nga producenti Ardit Gjebrea se çfarë është babai për të.
Rozana Radi nuk ka mundur të mbajë dot lotët teksa ka thënë se “babai është ai që nuk e zëvendëson asnjë burrë tjetër në gjithë jetën”.
Ardit Gjebrea: Nëna është ajo që të sjell në jetë, po babai çfarë është për ty Fifi?
Fifi: Babai është po aq i rëndësishëm sa mami, por prej kur jam bërë nënë, kam kuptuar sa po të dhimbka me qenë nënë. Kjo kënga më emocionon shumë, bravo Rozi për këtë tekst që e ke bërë, je një dashuri.
Ardit Gjebrea – Rozana Radit: Ti nuk e ke babin dhe e di që ke qenë shumë e lidhur me të. Çfarë është për ty?
Rozana Radi: Babai është ai që nuk ta zëvendëson asnjë burrë tjetër në të gjithë jetën tënde!