Puthje në Eurovision/ Beatriçe feston kualifikimin në finale me partnerin italian…

Puthje në Eurovision/ Beatriçe feston kualifikimin në finale me partnerin italian…

May 15, 2025 0

Gjatë gjysmëfinales së Eurovision-it në Basel, një moment i veçantë emocional tërhoqi vëmendjen e kamerave, kur Beatriçe u përqafua dhe u puth me partnerin e saj, artistin italian Marcello Batelli, sapo Shqipëria siguroi një vend në finalen e madhe.

Kënga “Zjerm” nga Shkodra Elektronike u prit me entuziazëm, duke sjellë një kombinim unik mes etnos shqiptar dhe muzikës elektronike moderne, një performancë që siguroi Shqipërisë kalimin në natën finale të së shtunës.

Pas shpalljes së rezultateve, Beatriçe ndau emocionet me një puthje me të dashurin e saj, një moment që u bë viral dhe preku ndjekësit. Edhe pse lidhja e tyre nuk është komentuar shumë publikisht, Batelli është parë shpesh pranë saj në ngjarje muzikore.

revista.one/