“Kishte vesin e ndyrë…”, Vivien tregon pse u nda nga Getinjo

“Kishte vesin e ndyrë…”, Vivien tregon pse u nda nga Getinjo

October 9, 2023 0

E ftuar në “Mos i bjer me top” Vivien ka rrëfyer për herë të parë arsyen e ndarjes nga reperi. Sipas saj marrëdhënien e tyre e shkatërroi vesi i Getinjos për bixhozin.

“Jam ndarë me Getin jo për shkak të ndonjë sherri të madh ose të një tradhtie. Një arsye që kishte kohë që ishte pjesë, ishte një gabim ose një fiksim i tij me një gjë të jetës që unë e dënoj shumë personalisht, që janë lojrat e fatit edhe që shkatërron çdo familje. Çdo lidhje, çdo marrëdhënie që një njeri mund të ketë me tjetrin.
Është shumë keq kur një marrëdhënie përfundon për gjëra që nuk kanë lidhje me çiftin. Por kur gjërat i ndërpret një ves kaq i ndyrë, bixhozi është shumë keq.

Unë jam munduar shumë edhe familja e tij është munduar edhe ai vetë është i vetëdijshëm, por mjafton shumë pak që njeriu të rrëshkasë. Është gjynah se është në kulmin e jetës,”-përfundoi ajo.

Në lidhje me këtë deklaratë të saj ka reaguar së fundmi vetë reperi i cili e ironizon ish-partneren.

Me fjalë të tjera në një video Geti shprehet se e ka ditur që nga fillimi si ishte Vivien dhe ajo thjesht po kërkon vëmendje tani.

Përpos kësaj ai ka publikuar edhe një foto ku shkruan: Po unë jam bixhozçi. Nuk krenohem me këtë gjë, por familja dhe miqtë rreth meje nuk kanë pasur kurrë probleme as nuk kanë vuajtur për shkakun tim. Nuk bëj gjëra intime dhe gjeste për vëmendje. Vazhdoni jetën përpara”!

Nuk ka mjaftuar me kaq dhe raperi ka vazhduar reagimet edhe me komente në postimin e faqes zyrtare të E diel në Top Chanel, në Instagram poshtë videos së Vivit.

Aty ai tha se arsyeja e ndarjes ishte diçka tjetër dhe jo bixhozi:

“Jemi nda për arsye tjera. Bixhoz luaj që 15 vjet mos gjeste të këtij lloji sepse nuk mund të ma njollos askush respektin tim që e kam për të tjerët. Unë mund të mos kem respekt për veten time, por për të tjerët jap gjithçka gjithmonë. E dija që je fiks kështu, prandaj edhe nuk jemi (bashkë). Mos të dhemb që nuk të funksionoi plani zemra sepse me intervista të tilla ma konfirmon që vërtetë paskam gabuar që të ka dashur dhe të kam njoftuar me familjen. Shiko jetën përpara dhe më lë rehat. Paqe”.

revista.one/