Pamja e partnereve të boksierëve Fury dhe Wilderi në mbrëmjen e madhe në Las Vegas
October 10, 2021Të shtunën mbrëma (orët e hershme të të dielës me kohën tonë), në Las Vegas është zhvilluar meçi i boksit në kategorinë e peshave të rënda ndërmjet Tyson Fury dhe Deontay Wilder, i vlefshëm për titullin e botës në divizionin WBC.
Boksieri britanik u tregua më i fortë duke e mposhtur amerikanin në raundin e 11-të me nokaut, ndërkaq më herët gjatë duelit ishin rrëzuar të dy boksierët.
Në këtë eveniment të madh sportiv, Fury dhe Wilder ishin të shoqëruar nga partneret e tyre, Paris Fury dhe Telli Swift.
Për këtë ngjarje, gruaja e Tyson Furyt – e cila në fund iu gëzua triumfit të bashkëshortit të saj – kishte zgjedhur një fustan solemn të kaltër të gjatë.
Në anën tjetër, e fejuara e Deontay Wilder – e cila shpërtheu në lot kur partneri i saj u rrëzua në nokaut në fund, kishte zgjedhur veshje të markës Fendi. revista.one/