Beniada kundër transgjinores në “Big Brother”: Ju duket normale? Unë frikësohem…

Beniada kundër transgjinores në “Big Brother”: Ju duket normale? Unë frikësohem…

October 21, 2022 0

Transgjinorja Elenoire Feruzzi, konkurrrente e re në “Big Brother Vip Italia (Grande Fratello Vip)”, ka marrë vëmendjen e modeles Beniada Nishani. Feruzzi e përkufizon veten si “artiste, aktore dhe grua” dhe është konkurrentja e parë trans në historinë e reality-show TV.

Në reagimin e saj, Beniada pyet ndjekësit: “Çfarë mesazhi duam përcjellim? Ju duket normale? Pse i tregojmë këto shembuj në televizion?”

Në një tjetër postim Beniada ka një mesazh për “Grande Fratello Vip”, për konkurrenten e re. Modelja shqiptare shkruan se nëse do të shikonte një njeri të tillë në rrugë “do të frikësohej dhe do të traumatizohej.”

“Mirë gjithçka, por nëse e shikoj në rrugë unë frikësohem, në kuptimin që nëse e shoh pas meje, kështu kaq të grimuar dhe me qerpikët e zinj në sy çfarëdolloj njeriu, mendoj që do të tronditesha për një moment. Ajo mund të bëjë çfarë të dojë me jetën e saj, por çfarë mesazhi ka për të përcjellë? Që është transgjinore? Ok, bravo për guximin për të përballuar një rrugë të vështirë dhe të dhimbshme, jo më pak të dhumbshme se shumë gra të tjera, me fëmijë që duhet të mbajnë, të grave artiste, me një përvojë po aq të vështirë, ose të burrave që janë aktorë, komedianë por që nuk ia dalin. Dhe jo, ata nuk kërkojnë të tërheqin vëmendje duke u dukur dhe duke treguar hiret e tyre. Dëshironi ta pastroni këtë imazh dhe të normalizoni figurën e trangjinorëve? Mirë, ide perfekte, por për të ardhur keq që duke shkatërruar fytyrën kështu ke bërë krejtësisht të kundërtën. Të normalizosh diçka, do të thotë të bësh diçka normale, dhe ti duke bërë kështu nuk ke bërë asgjë tjetër veçse ke tërhequr vetëm shikime të frikshme. Njerëzit do t’i shikojnë transgjinorët me frikë. Dhe kjo është gjëja më e trishtueshme. Mos të flasim për transgjinorët që me përdorimin e kirurgjisë kanë rrezikuar jetën e tyre…”

“Emri im i parë ishte Massimo , por Massimo dhe Elenoire janë praktikisht i njëjti person. Unë isha një vajzë e vogël në trupin e gabuar, “ tha transgjinorja në shtëpinë më të vëzhguar në Itali. Kur ishte rreth 16 vjeç, ajo zgjodhi të kalonte një rrugë të tranzicionit gjinor, duke folur për këtë ajo tha: “Unë nuk doja që jeta ime të ishte një gënjeshtër dhe gjithmonë kam mallkuar shumë për gjykimin e të tjerëve”.

Disa vite më parë ajo tregoi përmes Twitter se iu nënshtrua një operacioni delikat vaginoplastik që zgjati më shumë se 13 orë, për të përfunduar rrugën e saj të tranzicionit dhe për të përvetësuar plotësisht identitetin e saj të ri. Elenoire Ferruzzi nuk e ka fshehur asnjëherë se ka bërë disa operacione estetike për të arritur një aspekt në të cilin mund ta ndjejë vërtetë veten. “Kirurgji estetike, sa e mrekullueshme . Më intereson shumë pjesa ime estetike”, ka deklaruar ajo në klipin prezantues në shtëpinë e “GF Vip.”

Në profilin e saj në Instagram, Elenoire Ferruzzi e përkufizon veten si “një showgirl, aktore, këngëtare dhe ikonë e LGBT.”