Dea bëhet lidere, Olta e këshillon: Tani bëje lëmsh gjithë shtëpinë

Dea bëhet lidere, Olta e këshillon: Tani bëje lëmsh gjithë shtëpinë

March 30, 2023 0

Dea është zgjedhur lidere për këtë jave deri të shtunën. Olta është hedhur menjëherë si ‘këshilltarja’ e saj duke i thënë që ka mundësinë tani të bëj lëmsh shtëpinë e duke i propozuar idetë e më pas t’i zmadhojë sa të mundet.

Dea tha se ajo nuk ka ndonjë ide për momentin, ndërsa Olta propozoi që ajo fillimisht të mbledhë të gjitha vajzat për të pirë një çaj, duke qenë se ato janë ftohur me njëra-tjetrën, ditët e fundit.

Olta i tha Deas se Luizit i iku truri kur mori vesh që ajo u zgjodh lidere e shtëpisë. Ajo madje shtoi se Luizi gjërat që bën i ka fiktive dhe se çdo lëvizje, e  bën në interes të tij.

Ajo madje shtoi se Luizi po e mban Dean pranë, që ajo të bëjë atë që i thotë ai.

Edhe banorët e tjerë kanë diskutuar për lideren e re të shtëpisë.

Gjatë mbrëmjes, Fotini ka diskutuar me Keisin dhe Lorencin për këtë  zgjedhje.

Ajo u shpreh se i’a kishte premtuar votën Deas që prej ditës së dielë.

Keisi gjithashtu tha se i’a dha votën Deas sepse e kishte premtuar këtë gjë, por shtoi se nuk dëshiron më që këto zgjedhje të bëhen në sajë të premtimeve. Më pas Fotini tha se Dea i bën qejfin Luizit, por mban anën e Oltës.