Ditëlindjen e festoi në spital, Luiz Ejlli tregon arsyen
July 14, 2023Fituesi i Big Brother Vip 2, Luiz Ejlli ka rrëfyer se si e ka kaluar ditëlindjen para dy ditësh.
Ai tha se ditëlindjen e festoi në spital, kjo për shkak të xhirimeve që patën në Korçë për filmin “Në kuadër të dashurisë”.
“Ditëlindjen e kalova në spital, kjo sepse patëm ca skena tek xhirimet që ishim jashtë”, tha Luizii ftuar në “Fiks Fare”.
Ndërkohë, që Luizi ishte sëmurë atë natë u pa edhe kur ditëlindjen e tij ia festoi gruaja e tij, Kiara.
Ylli shqiptar ndihej i lodhur, ndërsa shumë fansa të tij kishin aluduar që ai ishte i dehur.
revista.one/