Tregoi se e ka ngacmuar, degradon debati mes Linda Halimit dhe Bleros në Big Brother

Tregoi se e ka ngacmuar, degradon debati mes Linda Halimit dhe Bleros në Big Brother

November 14, 2023 0

Këngëtarja e njohur Linda Halimi disa ditë më parë ka akuzuar Blero Muharremin se e ka ngacmuar atë seksualisht gjatë qëndrimit në “Big Brother Vip Kosova”, ndërsa tha që edhe para 12 vitesh ai ka tentuar të hyjë në një hotel me të, pas disa xhirimeve që kishin.

Kjo gjë u mohua nga ana e këngëtarit, sipas të cilit Lindia po gënjen pasi kjo nuk është aspak e vërtetë. Mirëpo kjo çështje është hapur edhe gjatë primet të mbrëmjes së djeshme, ku në një moment dyshja kanë shpërthyer në ofendime ndaj njëri-tjetrit.

Nga ana tjetër Blero ka deklaruar që shqiptarët duhet të zgjedhin mes tij dhe Lindës për të dalë gjatë primet të së premtes, pasi sipas këngëtarit të dy nuk nuk mund të qëndrojnë brenda këtij reality show.

Pjesë nga debati

Blero: Kjo tha një shpifje dhe një gënjeshtër të kulluar para sa vitesh. Perveç se nuk je në preferencat e mia të femrave as tani dhe lëre më atëherë, kjo është një gënjeshtër e kulluar dhe më vjen shumë keq për… Ne të gjithë këtu e dimë se kush është Linda kështu që…

Linda: Ti nuk mund të më quash mua të pamoralshme kur ti si i pamoralshëm vetë që e më ke kërkuar para sa viteve që mos ta sjellim më tani si temë sepse u bë banale.

Blero: Moralin mos e fut në gojë sepse nuk të takon.

Linda: As ti sepse ne e dimë të vërtetën tënde. Ti po më flet mua për moralin kur duart vetë i ke të pista.

Blero: Krejt shqiptarët të premten do të nxjerrin jashtë ty. Mbaje mend jashtë ke me dalë. Strategjia e saj me dalë jashtë shtëpie të betohem nëse shqiptarët që shohin këtë emision ose do të rri un këtu të premten këtu ose kjo. Ti mua më ke hyrë në sy. Nëse shqiptarët kudo që na shohin neve dëshirojnë që të shohin Blerimin këtu brenda krejt është mirë, nëse dëshirojnë që të shohin Lindën mirë. Nëse shqiptarët dëshirojnë dal unë ose kjo.

revista.one/