‘Kamerierja e Lushnjës’, Kiara Tito i përgjigjet komentueses: Nuk është turp
July 4, 2023Moderatorja e njohur, Kiara Tito, këtë herë është shfaqur në kopertinën e revistës “Global Woman”.
Ajo ka folur për jetën pas Big Brother-it, romancën me Luiz Ejllin si dhe për karrierën profesionale.
Ndërsa këtë e ndau me ndjekësit në Instagram, të shumta ishin komentet me të cilat u përball moderatorja.
“O Zot kamerierja e Lushnjës në cover”, ka qenë komenti që i është bërë Titos nga një ndjekëse.
“Edhe po të isha kameriere ç’të keqe ka? Nuk është turp sot të punosh! Turp është të rrish kot, e të ofendosh 24 orë nëpërmjet një telefoni”, ia ktheu 27 vjeçarja nga ana tjetër.
Kiara tani ka nisur moderimin e një programi të ri të quajtur “Kepi i VIP-ave”.
Bukuroshja sivjet ishte një nga emrat më të komentuar për shkak të pjesëmarrjes në BBVA 2 dhe lidhjes me artistin shkodran.
revista.one/