Leonora Jakupi kujton babain, që ra dëshmor në luftën e Kosovës
July 16, 2023Leonora Jakupi nëpërmjet llogarisë së saj në Instagram gjatë ditës së sotme ka përkujtuar babanë e ndjerë në përvjetorin e vdekjes.
I ati i Leonorës ra dëshmor në luftën e fundit në Kosovë dhe sot janë bërë 25 vite nga vdekja e tij.
“25 vite pa ty babi”, ka shkruar Leonora në mbishkrimin e postimit.
Kujtojmë që babai i autores së “A vritet pafajësia” u vra në vitin 1998 dhe Leonora e mban gjallë kujtimin e tij duke e përkujtuar në forma të ndryshme.
revista.one/