U përndoq nga banka? Luiz Ejlli tregon të vërtetën e kredisë që kishte marrë
May 26, 2023Gjatë qëndrimit të tij në Big Brother Albania VIP 2, emri i Luiz Ejllit është bërë shpesh herë objekt përgojimesh, pa miratimin e tij.
Javët e fundit, nëpër media të ndryshme qarkulloi një lajm me autorë anonim, ku thuhej se Luiz Ejlli ishte përndjekur nga IuteCredit duke i shkaktuar dëm financiar dhe emocional.
Të nxitur nga këto deklarata kaq të forta, ne hetuam për të mësuar si qendron e vërteta. Fillimisht vërtetuam se “lajmi” ishte i pavertete dhe i kopjuar vazhdimisht nga një burim fillestar, autorin e të cilit askush nuk e di. Thjesht ky fakt na mjafton për të kuptuar që bëhet fjalë për një gjobvënie tipike.
Megjithatë ne shkuam më tej, bëmë të paimagjinueshmen: kontaktuam vetë Luiz Ejllin.
Fillimisht e pyetëm nëse ai kishte patur një kredi te IuteCredit.
“Po, unë kam patur një kredi që e kam marrë për një shpenzim momental që më duhej”, deklaron Luizi, teksa na shpjegon shokimin që vazhdon të përjetojë nga mënyra sesi i kanë përdorur emrin e tij.
Më pas kërkuam të dimë nëse ka patur ndonjëherë probleme me këtë institucion:
“Probleme? Asnjëherë. Vonesa në këste? Po, kanë ndodhur, por gjithmonë kam patur mirkuptimin e tyre dhe situata nuk ka shkuar kurrë në përndjekje apo insinuata të tilla që kam lexu nëpër media. Mendoj se dikush tjetër kërkon të dëmtojë IuteCredit dhe emri im po përdoret si sulm i ulët”, shprehet Luizi teksa na tregon i buzëqeshur se, së fundmi ka kuptuar që të mos besojë çdo gjë që lexon në media, sepse ka shumë që flasin e shkruajnë në kuadër të lojës.