Ngjarja tragjike në Himarë, nga Donald Veshaj tek Arbana Osmani, yjet e showbizit shpërthejnë në rrjetet sociale: “Me tangërlliqe merrni jetë mjerëzish”

Ngjarja tragjike në Himarë, nga Donald Veshaj tek Arbana Osmani, yjet e showbizit shpërthejnë në rrjetet sociale: “Me tangërlliqe merrni jetë mjerëzish”

August 2, 2022 0

Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin ditën e sotme (2 gusht) në Himarë, ku një motorskaf ka goditur për vdekje një vajzë 7-vjeçare në plazhin e Potamit.

Lidhur më këtë ngjarje kanë ardhur reagime të shumta nga personazhet e njohur në rrjetet sociale, të cilët kanë shprehur dhimbjen dhe keqardhjen për ngjarjen që i mori jetën vogëlushes.

Donaldi: Ja pse ndodhin këto gjëra

Ish-banori i Big Brother, aktori Donald Veshaj ka publikuar një video ku shprehet i revoltuar me mosmarrjen e masave nga instancat përkatëse. Aktori kërkon ngritjen e një sistemi, teksa nuk kursehet me gjuhën e tij.

“Këtë video e kam për ministritë, policinë detare, për gjithë njerëzit që janë përgjegjës për këto tragjedi të vazhdueshme. Nuk e kuptoj sa të vështirë mund ta keni ngritjen e një sistemi. Ngritja e një sistemi që bën të mundur që mjetet ujore mos të afrohen te pushuesit. Janë raste të përsëritura. Kur ndodh diçka ju çfarë bëni në ministri? Çfarë bëni? Rrini mendoheni? Dy mundësi ka: Ose nuk doni, ose nuk keni mendje në kokë. Është e thjesht, ndodh një rast, merr 5 burra a gra të mençura, uleni në tavolinë dhe diskutoni se çfarë do bëni. E keni bërë ndonjëherë? Nuk besoj. Ta kishit bërë nuk do ndodhnin këto. Bëni një sistem molesh siç e ka gjithë bota. Sa e vështirë është ngritja e një sistemi. Për çfarë jeni aty? Nuk e kuptoj. Pse nuk kemi ne pushues e pse nuk na funksionon ne turizmi. Sepse nuk e marrin rëndësinë këto gjëra, e marrin lejet e ndërtimit ne jug, tokat”– thotë Donaldi mes të tjerash.

Klea Huta, pranë familjarëve të vogëlushes

Klea Huta është shprehur e rënduar psikologjikisht në rrjetin e saj Instagram ku i bën thirrje shtetit të marrë masa ndaj gangsterave. Më tej moderatorja tregoi se ndodhet pranë familjarëve.

“Rasti i dytë që lexoj dhe dëgjoj nga motorskafet dhe gangsterat e jugut që shesin pordhë e vrasin njerëz e familje. Si qytetarë si prind dhe si nënë i them shtetit tim të marrin masa për këta gangstera. Jam pranë prindërve dhe familjarëve të vogëlushit dhe s’kam fjalë për ngushëllim. Mund të ishim secili prej nesh në vend të tyre”,shkruan moderatorja në Instastory.

Arbana Osmani: Shqipëria që nuk e dua

Dhe moderatorja e njohur Arbana Osmani, ka reaguar në Instagram ku ka publikuar lajmin që tregon ngjarjen e trishtë dhe krahas saj shkruan: Shqipëria që nuk dua,duke i bashkangjitur dhe një emoji zemërthyer.

Einxhel Shkira: Tangërllik duke marrë jetë njerëzish

Ndërsa Einxhel Shkira reagoi e revoltuar rreth ngjarjes duke iu drejtuar qeverisë se nëse nuk kanë standarte sigurie për të pasur këto gjëra si e gjithë bota atëherë të ndalojnë së bëri tangërllik duke marrë jetë njerëzish.

“Kaq e rëndësishme është për ne të zaptojmë detin me keto lloj argëtimesh të panevojshme aty ku ka fëmijë, familjarë që duan dy ditë pushim të shkretët se mezi kanë mbledh lekët me ardh te ai deti që fluturoni me skafe ju?? Kaq e rëndësishme është per shtetin ton te lejoj lundrimin e tyre te qefit ne breg me njerzit dhe pasi u ben disa raste rradhazi??? Nese skeni mendere ti beni gjerat me standarte sigurie njesoj si bota atehre boll i griset breket e reja me tangerllige qe marrin jete njerzish!!!” “Shkofshi pas dielli me gjithe detin tone te mire, me gjithe shezllonat luksoze, me githe krudot e shampanjat qe i tregojme botes, kur spo mbrojme dot femijet as ne breg te detit!! Meritoni fjale me te renda por… kjo sdo e kthej pas engjellin qe moret sot nga familja vet dhe se sheron dot plagen qe ia keni hapur me te thelle se vete deti… Ska ngushellim qe mund ti jepet asaj familje sot!!”

Rosela Gjylbegu: Ku po shkojmë kështu

Gjithashtu në lidhje me ngjarjen ka folur dhe këngëtarja Rosela Gjylbegu teksa është shprehur e shokuar nga ngjarjet e fundit që kanë ndodhur në vendin tonë.

“Çfarë bëhet kështu në këtë vend, njëri vret bashkëshorten, një tjetër grua grabitet e dhunohet për disa ditë në mes të qytetit, ish-shefi policisë vret një fëmijë 5 vjeç të pafajshëm… Ku po shkojmë kështu mor njerëz”,- shkroi ajo.

“Çfarë bëhet kështu në këtë vend, njëri vret bashkëshorten, një tjetër grua grabitet e dhunohet për disa ditë në mes të qytetit, ish-shefi policisë vret një fëmijë 5 vjeç të pafajshëm… Ku po shkojmë kështu mor njerëz”,- shkroi ajo.

Hygerta: Edhe kërcënon monstra

Hygerta Sako reagoi në rrjetet sociale e revoltuar nga situata sidomos për personin i cili kreu aksidentin.

“As nuk zbret nga skafi përbindshi të shohë se çfarë gjëme shkaktoi. Edhe kërcënon monstra. Të ikën fëmija përpara syve duke u larë në breg të detit nga këta jashtëqitjet dhe të bën të fortin plehra . Kuku për atë nënë. E nuk është çudi të dalë i larë pas disa kohësh e ne rrijmë e bëjmë sehir”- u shpreh Hygerta.

Ami: Bregdeti ynë në kaos

Ndërsa Amarda Toska u shpreh se ndihej e pikëlluar për fëmijën sikur ta njihte, teksa i shprehu dhe ngushëllimet prindërve.

“Dhimbje e madhe për rastin më fatal sot. Ndihem e pikëlluar sikur ta njihja… dhe më shumë! Kaos përsëri bregdeti ynë, sa gjynah jemi!!! Zoti u dhëntë forcë prindërve”.

Policia konfirmoi se rreth orës 14:00, në plazhin e Potamit, shtetasi Arjan Tase, punonjës i Policisë së Shtetit, duke drejtuar një mjet lundrues tip skaf, “dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit lundrues dhe për pasojë mjeti lundrues ka goditur një fëmijë 7 vjeç, i cili për shkak të dëmtimeve ka ndërruar jetë në vendngjarje”.

revista.one/