Sarën nuk e shoqëron Ledri në premierën e filmit, edhe Dea s’e shfaq partnerin
October 10, 2023Sara dhe Olta zgjodhën që të parakalonin vetëm në tapetin e kuq, pasi ndryshe nga të ftuarit e tjerë në premierën e filmit “Në kuadër të dashurisë”, ato nuk i kishin në krahë partnerët e tyre.
Përpos kësaj, ajo që ndoshta nuk pamë ishin incidentet që janë shmangur me stil, por syrit kurioz të paparacëve nuk u kanë shpëtuar. Sara Hoxha u pengua me fustanin, teksa po bëhej gati të pozonte, megjithatë ajo ndau dy-tre detaje për eksperiencën e saj në film.
‘Kur janë kamerat aty nuk je vetvetja, më e vështira ishte të kuptoje ca kërkonte regjisori, pra Kolo nga unë dhe të arrija të bëja atë që donte Kolo mendoj se e realizova’, tha ajo.
Një incident ndodhi edhe me Dea Mishel, e cila teksa po zbriste nga makina për të parakaluar në tapetin e kuq, u ekspozua më tepër se duhet.
Luiz, Olta, Sara ishin ndër të parët që parakaluan në tapetin e kuq të premierës që u zhvillua në Pallatin e Kongreseve.
Luizi sigurisht erdhi i shoqëruar nga Kiara krahë së cilës gjeti rastin edhe të thoshte dy fjalë për të por edhe fansave.
“Të mundja të shtyja orarin do t’ju takoja të gjithëve. Shumë kanë thënë që është filmi i Luizit dhe Oltës, por është filmi juaj. Fal mbështetjes tuaj janë këtu. U jam mirënjohës gjithë jetën, ju kam thënë që më keni ndryshuar jetën. Kam marrë vajzën më të mirë në botë. Ju dua të gjithëve, Zoti jua shpërbleftë”- tha Luizi.
revista.one/