Ish-banori i Big Brother VIP merr kërcënim me vdekje
September 29, 2023Ndërkohë që të gjithë ish-banorët e shtëpisë së famshme kanë vijuar me projeketet dhe jetën e tyre pas Big Brother VIP, ata ende vazhdojnë të marrin mallkime dhe kërcënime me vdekje.
Së fundmi ka qënë Kristi Dragot Aliaj, ai është është kërcënuar me vdekje nga një përdoues i “Instagramit”.
“Kështu do të të vrasin edhe ty, do të ngatërrojnë për qen“, shkruan komentuesi, i cili sigurisht është pa identitet dhe fshihet pas një aparati celulari.
Kristi ka preferuar që këtë mesazh kërcënues ta publikojë në profilin e tij në “Instastory”, duke zgjedhur t’i përgjigjet publikisht.
“Ka mënyra më të mira për të demotivuar njerëzit. Kërcënimet me vdekje janë thjesht një përpjekje e dëshpëruar për vëmendje. Me respekt, tullaci juaj”, shkruan Kristi bashkangjitur postimit të tij.
revista.one/