Olta Gixhari: Uroj që të jemi në lartësinë e marketingut…

Olta Gixhari: Uroj që të jemi në lartësinë e marketingut…

October 10, 2023 0

Mbrëmë ishte premiera e madhe e “Në kuadër të dashurisë”. Ky film aq i shumëpritur nga publiku dhe aq i komentuar përgjatë muajve të fundit, do të shfaqej për herë të parë në Pallatin e Kongreseve. “Në kuadër të dashurisë” përmban një kast të mahnitshëm aktorësh dhe personazhesh shumë të dashur për audiencën e gjerë.

Tapeti i kuq u shtrua në Pallatin e Kongreseve aty dhe ku 2100 persona bashkë me kastin e aktorëve do të shihnin së bashku filmin. Vetëm pak çaste para shfaqjes së filmit ka arritur në tapetin e kuq protagonistja kryesore, Olta Gixhari për të shprehur emocionet e kësaj nate:

Çfarë do të thotë ky film për ty si një aktore që ke një karrierë artistike?

“E para ka nisur një etapë e re për Top Channel edhe për ne si aktorë. Ky Tapet i Kuq sot, organizimi kaq i madh, ky marketing gjigand tregon shumë dhe realisht ka hapur dyer të reja për të gjithë ne. Uroj shumë që ne të jemi në lartësinë e këtij marketingu, uroj shumë që filmi të pëlqehet, uroj që ne të pëlqehemi”.

Ndërkohë, Olta Gixhari, aktorja kryesore e projektit të parë të “Top Channel Films”, ka zgjedhur që në Instagram-in e saj të bëjë një falenderim. Kështu, para nisjes së mbrëmjes, që sipas Oltës do të jetë me ngjyra, xixa dhe shumë drita, ajo ka zgjedhur të “festojë” dhe të falenderojë njerëzit që qëndrojnë pas filmit dhe që kanë punuar pa u lodhur për ta realizuar e për ta sjellë deri në këtë pikë. 

Që nga regjizori, producentët, bashkëpunëtorët pas kamerave e shumë të tjerë, Olta thotë se ata ja kanë shëndrruar këtë në një prej projekeve më të bukur të karrierës, teksa i dërgon shumë përqafime dhe thotë se “Dashuria është përgjigja”

“Sot është festë. Ka ngado ngjyra, prozhektor, shkëlqim, xixa.

Dhe pas tyre ka gjithmonë njerëz, njerëz të palodhur. Njerëz që e duan punën dhe duan të krijojnë gjëra të bukura. Njerëz të cilëve u jam falenderuese që së pari më bën pjesë të këtij projekti dhe së dyti që së bashku me mua e shndërruam në një nga më të bukurit e karrierës time. Faleminderit.

Një përqafim shumë të madh për të gjithë koleget e mi në film! Suksese dhe qëllofshim.

“.. dashuria është përgjigjja.” Shijojeni filmin!- shkruan Olta. Suksese gjithë kastit!

revista.one/