‘Kam blerë luan’, Noizy telefonon ‘live’ Stresin, kërkesa e pazakontë për të

‘Kam blerë luan’, Noizy telefonon ‘live’ Stresin, kërkesa e pazakontë për të

July 1, 2023 0

Romeo dhe Donald Veshaj i kërkuan reperit Noizy të telefonojë ‘live’ gjatë intervistës Stresin.

Binjakët i sugjeruan këngëtarit Rigels Rajku që të vërë në lojë mikun e tij Arkimed Lushajn, duke i thënë se ka blerë një luan, por nuk ka ku ta mbajë.

Gatishmëria e Stresit për të ndihmuar Noizyn habiti publikun, pasi u ofrua menjëherë të mbante luanin. Por, kur Noizy i tha se luani i ka ngrënë këmbën pronarit të mëparshëm, Stresi kuptoi se gjithçka ishte një lojë:

Noizy: E di çfarë kam bërë

Stresi: Hë

Noizy: Kam marrë një këlysh luan dhe nuk kam ku ta le, është në Tiranë

Stresi: E marr unë ore

Noizy: E di sa i bukur është? Është i bardhë

Stresi: Ta mbaj unë o vëlla

Noizy: Duhet mbajtur te shtëpia

Noizy: Është gjashtë muajsh o vëlla, sa një gomar

Stresi: Gjashtë muajsh? Po na ha o vëlla

Noizy: (qesh)

Stresi: Po ku është ta shohim? Sa lekë?

Noizy: E kam marrë vunë. Problemi është se luani i ka ngrënë këmbën atij tipit

Stresi: Mos ore…

Noizy ka folur për jetën e tij, projektet muzikore dhe miqësitë e reja e të vjetra.

Në një “pop quiz” se kë ka më shumë shok, Blerim Destanin, Varrosin, Stresin apo Ylli Limanin, Noizy tha Varrosin dhe Ylli Limanin.

Teksa Donaldi po i kërkonte falje Blerimit, Noizy shpjegoi se zgjodhi Varrosin dhe Ylli Limanin sepse ata janë bebet e shoqërisë së tij, që nëse nuk do t’i përzgjidhte, do të ankoheshin gjithë kohën.

Pjesë nga biseda:

Donaldi: Kemi disa shokë të tutë dhe t’i duhet të zgjedhësh se kë ke më shumë shok nga këta. I pari një miku jonë dhe i yti, Blerim Destani?

Noizy: Këtë se kam shok hiç.

Donaldi: Ok, kemi Varrosin?

Noizy: Këtë po.

Donaldi: Kemi Stresin?

Noizy: Këtë se kam shok hiç.

Donaldi: As Stresin nuk e ke shok?

Noizy: As këtë.

Donaldi: Kemi Ylli Limanin.

Noizy: Këtë po.

Donaldin: Yllin dhe Varrosin kemi shok, ok. Stresi dhe Blerimi… O Blerim, o vëlla.

Noizy: A e di pse, a tu tregoi diçka të bukur? Me ben me i thënë Varrosit të kundërtën, ose edhe Yllit… këta janë dy bebet më të mëdha që kam unë në shoqëri.

Donaldi: Mërziten ëëë, janë këta xhelozët. Blerimi nuk mërzitet, ok. Blerimi dhe Stresi jo.

Romeo: Unë kam një pyetje tjetër, kë ke më shumë shoqe?

Noizy dha nga një koment të shkurtër për Elvana Gjatën, Dhurata Dorën dhe Loredanën.

“Lori është një G, e kam si shok gangster, Dhuratën e kam si motër sinqerisht. Kurse Elvanën e ka gjithë Shqipëria”, tha Noizy.

“Iu luta Zotit m’i largo armiqtë, më largoi miqtë”, thotë artisti në një prej këngëve të tij. I pyetur nga Romeo dhe Donald Veshaj, Noizy pohoi se ka humbur shumë miq.

Noizy: Nëse nuk humb miq, nuk je rritur si person.

Donaldi: Ke humbur miq?

Noizy: Po patjetër, të gjithë këtu besoj. Miqtë nuk i humb në fëmijëri, kur shoqëria është pa interes. Edhe kur dashuron për herë të parë, në adoleshencë, nuk ka interes, nuk sheh lekë, as sa i fortë je, sepse do pa asnjë interes.

Noizy: Ky është dhe teksti i këngës, “iu luta Zotit m’i largo armiqtë, më largoi miqtë. Papritur fillova të humbisja miqtë një nga një.

Romeo: Të gjithë i kishe armiq?

Noizy: Jo të gjithë

Një pjesë e madhe e gjërave sillen rreth interesit, u shpreh më tej këngëtari.

“Unë në moshën 36 vjeç sa jam sot, nuk mund të kem shokë të rinj, dhe nëse do të kem një shok të ri do të jetë një shoqëri ku na bashkon interesi, na bashkon puna. Por kjo nuk do të thotë që është shoqëri e keqe. Nuk do të thotë që interesi është i keq, interesi është i përbashkët, mund të gjesh gjëra pozitive”.

Këngëtari Noizy ka rrëfyer edhe disa prej vështirësive të fillimit të karrierës së tij.

Ai tha se kishte zhvilluar tre koncerte në një ditë dhe ishte paguar më pak se një milionë lekë.

Noizy: Do të tregoju dy raste, një rast teksa po bëja videoklipin Kosovë-Shqipëri dhe pas asaj arrita të bëja tre koncerte brenda ditës në Shqipëri dhe përfundova në shtëpi me një shumë qesharake.

Donaldi: Sa vjeç ke qenë në atë kohë?

Noizy: Mosha 20-21. Poshtë 1 milionshit lekë të vjetra. Bëra tre koncerte dhe në fund. Prisja më shumë, thashë me vete woow qenka pak dëshpëruese kjo puna. Shita gjithë privatësinë time…e di kur thonë njerëzit e shesin shpirtin për shejtanin. Nuk është një kontratë që shet shpirtin, ti shet privatësinë. Unë nuk mund të jem më një person që dal në rrugë ha akullore, apo të bëj si budalla. Këto kohët e fundit kam filluar të mendoj, duhet me sesbën me e mund brenda vetes, obobo më pa ai, obobo më pa ai, edhe çfarë se të pa ai.