“8 muaj pas saj”/ Olsi Bylyku dhe Egli rrëfejnë detaje nga dashuria e tyre
July 1, 2022Këngëtari Olsi Bylyku dhe partnerja e tij, Egli treguan historinë e dashurisë së tyre në një intervistë në “Më lër të flas”.
Egli zbuloi se ka qenë fanse e zjarrtë e Olsit, specifikisht me rolin e tij si “Kimikati”, në “Portokalli”.
Më pas, këngëtari ka shfaqur interesin e tij për ta njohur bukuroshen, por mes shakave thotë se i është dashur tetë muaj për ta bindur të jenë bashkë.
Egli: Kemi qëndruar shtatë-tetë muaj njohje. Kemi dalë për rreth dy muaj por shumë rrallë, pastaj qëlloi sezon vere. Do të bënte një dorë jetë Olsi.
Olsi: Bëmë tre muaj pushim dhe pastaj…
Egli: Thashë meqë po e marr për burrë që 21 vjeçe, thashë ta shijojë dhe verën e fundit njëherë dhe…
Olsi: Dihet, nga Marikaj me origjinë, 20 vjeç mbyllet çdo gjë (qesh)
Egli: E konsiderova të kishim diçka bashkë më pas
Olsi: Mendojnë se ne që jemi të famshëm, na kthejnë përgjigje direkt gocat. Kam ndenjur tetë muaj vëllai jot. Çfarë ka kaluar ky shpirt.