E tepron Cardi B, zgjedh manikyr me diamante për thonjtë e saj të gjatë
July 7, 2021Cardi B po i çon thonjtë e saj famëkeq në gjatësi të reja të çmendura.
Këngëtarja e “WAP”, tregoi manikyrin e saj më të çmendur deri më tani, duke zbuluar thonjtë me një ton neutral, në krye me zbukurime të ndryshme të mbuluar me diamante.
Dizajni – i cili duket se do të ishte më i përshtatshëm në një gjerdan sesa në thonjtë e saj – përfshinë emrin e saj, emrin e vajzës Kulture, fjalën “mama” dhe një gjarpër.
Cardi ndau një video të manikyrit të ri në Instagram, më vonë duke i postuar edhe në Twitter me mbishkrim, “Unë po i kthej thonjtë e mi në vitin 2014 përsëri”, duke iu referuar manisë së saj të shquar të së kaluarës.
Thonjtë e Cardi B kanë qenë prej kohësh nënshkrimi i saj, shpesh të gjatë dhe të zbukuruar me kristale Swarvoski.
Fansat ishin të impresionuar nga guximi i dukshëm i modelit të shfrenuar. “Unë e përgëzoj forcën e kësaj gruaje që mban jo vetëm peshën e një foshnje brenda saj … por edhe atë peshë të thonjve të saj”, komentoi një fans.
revista.one/