(VIDEO) Do të riatdhesohen 19 fëmijë dhe gra nga Siria, gazetari i NBC dërgon pamjet e shqiptarëve në kampin Roj
July 31, 2021Disa familje shqiptare në kampin Roj të ISIS do riatdhesohen nga Siria në Shqipëri. Lajmin e ka bërë të ditur gazetari i NBC Mahmod Shikhibra, i cili shkruan se familjet do i dorëzohen qeverisë shqiptare, ndërkohë që ka publikuar një foto ku shfaqen 5 gra dhe 3 fëmijë shqiptarë.
Ai ka botuar foton e disa grave dhe femijeve shqiptare qe ndodhen ne kete kamp, pa e saktësuar, nese jane keta fatlumet qe do te kthehen ne Shqiperi.
Ndërkaq, para 40 minutash, gazetari ka publikuar serish ne Twitter nje foto te dyte nga femijet dhe grate shqiptare ne kete kamp. Ai ka dhene nje shifer me te madhe te atyre qe do te lejohen te kthehen ne Shqiperi. Kam dëgjuar nga burime jozyrtare se Shqipëria do të riatdhesojë 19 persona, gra dhe fëmijë. Më shumë detaje do të zbulohen në një konferencë për shtyp këtë mbrëmje në orën 7,30 pasdite në qytetin Qamishlo.
Rama dhe Çuçi shkojnë në Liban t’i marrin
Ekipi shqiptarë i përbërë nga Marc Ghorayeb këshilltar jo rezident i kryeministrit Edi Rama si dhe përfaqësuesit e Policisë së Shtetit si dhe Kolonel Fauzi Shamaun zv. drejtor i sigurisë kombëtare libaneze krahu i djathtë i Gjeneral Abas Ibrahim drejtor i sigurisë kombëtare në Liban, ndodhen këto momente në zonën Al Hasaka në Sirinë Verilindore për të marrë 19 shtetasit shqiptarë. Ata fillimisht do të udhëtojnë drejt Damaskut e më pas do të mbërrijnë në Bejrut.
Sikurse edhe në operacionin e dytë Tetorin 2020, kur u riatdhesuan një grua bashkë me katër fëmijë, në Bejrut ka shkuar vetë kryeministri Edi Rama bashkë me Ministrin e Punëve të Brendshme Bledi Cuci dhe Gledis Nano drejtor i drejtorisë së anti-terrorit në Policinë e Shtetit.
Ata u pritën nga drejtori sigurisë kombëtare Gjenerali Abas Ibrahim.
Marc Ghorayeb këshilltar jo rezident i kryeministrit Edi Rama në Lindjen e Mesme deklaroi për TCH:
“Më është dashur shumë kohë dhe energji e shpenzuar pasi për një operacion të tillë duhet një koordinim me shumë faktorë dhe aktorë. Pas riatdhesimit të parë, dhe të dytë kam qenë në kontakte intensvive me kryeministrin Edi Rama i cili më telefononte dhe kërkonte të dinte se çfarë progresi po bëhej.
Shumë kohë më parë unë kam bërë një premtim për t’i kthyer të gjithë gratë dhe fëmijët në Shqipëri. Është një premtim i dhënë edhe kryeministrit Rama që po shkon drejt përmbushjes së plotë. Kemi ende punë përpara por me mbështetjen e gjeneralit Abas Ibrahim dhe shumë personave të tjerë që doja t’i falenderoja, ne do t’ia arrimë me sukses t’i kthejmë të gjithë gratë dhe fëmijët e mbetur“.
Edhe ministri Bledi Çuçi ndodhet në Liban për të ndjekur nga afër këtë operacion të tretë riatdhesimi.
“Kemi të bëjmë me operacionin e tretë më të madh të riatdhesimit. E vecanta është që në rastin e Shqipërisë riatdhesohen vetëm gra dhe fëmijë që janë viktima të kësaj tragjedie njerëzore. Nuk është asgjë më shumë se sa detyrimi kushtetues që kemi ndaj cdo shqiptari kudo që jeton. Mbetemi 100% të angazhuar që çdo viktimë e kësaj marrëzie të kthehet e të jetojë pranë familjeve në Shqipëri” deklaroi ministri Çuçi.
Gledis Nano thotë se nuk humbën kohë dhe nisën përpjekjet bashkë me Marc Ghorayeb këshilltar jo rezident i kryeministrit Edi Rama në Lindjen e Mesme për operacionin “Extraction2”.
“Edhe kësaj here me punën tonë treguam se Policia e Shtetit është e aftë të përfshihet në operacione të tilla të ndërlikuara edhe jashtë territorit të vendit tonë, duke kaluar të gjitha pengesat dhe sfidat. Që prej operacionit të parë bashkëpunimi me autoritetet e sigurisë Libaneze është zhviluar më tej dhe na bën optimist për kthimin e të gjithë grave dhe fëmijëve nga kampet siriane. Kemi ende shumë punë për të bërë. Mirënjohje e respekt për të gjithë kolegët në Policinë e Shtetit, vecanarisht stafin e Drejtorisë së Antiterrorit për punën dhe dedikimin në përfundimin e këtij operacioni që ne e kemi quajtur “Extraction 2021“.
Për transportin e këtyre 19 grave dhe fëmive nga Siria drejt kufirit me Libanin ndihmoi Gjysëm Hëna e Kuqe Arabo-Siriane (Syrian Arab Red Crescent) nën koordinimin e Marc Ghorayeb.
Këto gra dhe fëmijë mbërritën në Shtetin Islamik jo me dëshirën e tyre por të burrave disa prej të cilëve mbetën të vrarë në luftime nën flamurin e ISIS.
Xhihadistët shqiptarë që shpëtuan janë në disa burgje, kurde në Sirinë Veriore.
Megjithëse qeveria shqipatare e kryeministrit Edi Rama ia doli për të tretën herë të ndërmarrë këtë operacion riatdhesimi nga kampet e Sirirë, Al Hol dhe Roj mbeten edhe rreth 30 gra dhe fëmijë
Kushtet në kamp
Kushtet në kampin Roy në Sirinë Veriore janë të tmerrshme. Më poshtë një video që tregon gra dhe fëmijë që blejnë akull: