Librat falas për arsimin 9-vjeçar, hyn në fuqi vendimi i Këshillit të Ministrave

Librat falas për arsimin 9-vjeçar, hyn në fuqi vendimi i Këshillit të Ministrave

July 31, 2021 0

Në vitin e ri shkollor do të përfitojnë librat falas edhe nxënësit e klasës së 8 dhe 9. Vendimi i marrë nga qeveria lehtëson buxhetin e familjeve.

Nxënësit nga klasa e parë deri në të nëntën do të përfitojnë libra në përdorim falas. Vendimi është marre në mbledhjen e fundit të Këshillit të Ministrave.

Ashtu si vitet e kaluara vetëm nxënësit e klasave të para do të kenë libra të rinj, ndërsa nxënësit e klasave të tjera do të mësojnë me të përdorur të cilat duhet ti kthejnë në përfundim të vitit shkollor. Nxënësit e gjimnazeve do të duhet t’i blejnë vetë tekstet shkollore, përveç atyre që i përkasin këtyre kategorive: Fëmijët me statusin e jetimit, ata që vijnë nga familje me ndihmë ekonomike, ata me aftësi të kufizuar apo kanë në përbërje të familjes së tyre anëtarë me këtë status.

Fëmijët nga komuniteti rom dhe egjiptian gjithashtu janë të përfshirë në listën e përfituesve.

Shpërndarja e librave do të bëhet në ambientet e shkollave, ndërsa më parë përmes komisioneve të vlerësimit është bërë edhe llogaritja e teksteve që kanë dalë jashtë përdorimit.

 Për këtë sasi duhet të bëhe zëvendësimi me tekste të reja.

revista.one/