Lista e 19 fëmijëve dhe grave të kthyera nga Siria, drejtori i Antiterrorit: Janë edhe 30 të tjerë, 2 refuzuan

Lista e 19 fëmijëve dhe grave të kthyera nga Siria, drejtori i Antiterrorit: Janë edhe 30 të tjerë, 2 refuzuan

August 1, 2021 0

Pesë gra dhe 14 fëmijë kanë mbërritur në Shqipëri pasi kishin vite që jetonin në kampin famëkeq në Siri.

Ata u nisën nga Bejruti me një charter të vënë në dispozicion nga qeveria shqiptare, i cili zbarkoi sot në aeroportin “Nënë Tereza”. Ishte vetë kryeministri Edi Rama që i priti së bashku me ministrin e brendshëm Bledi Çuçi.

Rama: Do të ketë edhe një operacion tjetër

Pasi priti fëmijët dhe gratë në kampin Al-Hol, kryeministri Edi Rama mbajti një konferencë për mediat ku foli për detajet e operacionit dhe për një tjetër operacion që pritet të zhvillohet në vijim.

Kjo është ora që përmbyll një operacion të jashtëzakonshëm që na jep mundësinë të çojmë drejt shtëpive 19 bashkatdhetarë të tjerë nga kampet e ferrit në Siri. Këtë herë 5 gra dhe 14 fëmijë, të cilët mundëm t’i shkëpusim pas një përpjekje të gjatë, një operacioni të ndërlikuar me shumë vështirësi dhe jo pak rreziqe dhe falë ndihmës të posaçme nga konsulli ynë i nderit në Liban dhe gjenerali Abas.

Ka dhe një operacion tjetër për të zhvilluar se është një mënyrë për të gjetur personat në ato vrima të zeza ku gjenden, por llogarisim një numër të njëjtë pak a shumë me të sotëm. Një rol të rëndësishëm në këtë operacion ka luajtur dhe struktura e antiterrorit e policisë se prej muajsh ka ndjekur operacionin dhe ka bërë një vizitë të posaçëm në Bejrut për të folur me gjeneralin Abas dhe të tjerët. Ky është një zotim i gjallë qysh se është falur ky problem dhe po e mbajmë me këmbëngulje”, tha Rama.

Kryeministri tregoi se gratë dhe fëmijët që kanë mbërritur sot në Shqipëri do i drejtohen një strukture në Durrës dhe do të bëhen të gjitha ekzaminimet, do të kenë një periudhë karantinimi dhe pastaj sipas rastit do të çohen ose në shtëpi, ose në struktura të posaçme.

Flet shefi i Antiterrrorit

Kreu i AntiTerrorit, Gledis Nano ka treguar detaje nga terreni në lidhje me operacionin e riatdhesimit të 19 shqiptarëve nga një kamp në Siri.

Në një prononcim për mediat, Nano tha se janë rreth 30 persona të tjerë në kamp Al Hawl, ndërsa theksoi se pjesa e tyre nuk janë bashkëpunues me strukturat, për të ndihmuar për rikthimin e tyre në atdhe.

“Janë rreth 30 persona të tjerë në kamp Al Hawl. Pjesa më e madhe e personave nuk bashkë-punuan. 5 gra dhe 14 fëmijë u riatdhesuan nga Siria në vendin tonë. Sa i takon atyre që kanë ikur për luftë, një pjesë e tyre janë larguar dhe fshehur në terren, dhe një pjesë mund të kenë humbur jetën si pasojë e luftimeve. Ne do të vazhdojmë punën tonë, se kemi ndaluar asnjëherë. Është një proces që paralelisht me ndërhyrjen tonë, është procesi i integrimit. Ndaj kërkon kohë. Pjesa më e madhe të tjerëve janë në Al Hol. Nuk janë bashkëpunues, i fshihen punonjësve që të bashkëpunojnë per rikthimin e tyre.”, tha ai.

Lista e të kthyerve:

B.K nga Tirana me 5 fëmijë.
E.V nga Dibra me 4 fëmijë.
L.K nga Tirana me 2 fëmijë
K.Z nga Tirana me 3 fëmijë
R. B nga Librazhdi

revista.one/