E veja e Almir Dacit nuk i lë vajzat shqiptare të kthehen nga Siria
August 2, 2021Emanuela Daci është bashkëshortja e Almir Dacit, nga Leshnica e Pogradecit, një prej luftëtarëve shqiptarë i cili në emër të krijimit të Khalifatit Islamik u vra në Siri.
Inteligjenca kurde që edhe e ka skeduar përmes hapjes së një dosje të veçantë, nga informacionet e marra brenda kampit Al Hol ka mbërritur në përfundimin, se ajo merret me radikalizimin e mëtejshëm të grave dhe vajzave shqiptare brenda në kamp.
Autoritetet kurde të cilat edhe e kanë fotografuar, e vlerësojnë Emanuela Dacin si penguese dhe kërcënuese të grave dhe vajzave shqiptare për tu kthyer në atdhe.
Metodat e përdorura nga Emanuela Daci sipas autoriteteve të inteligjencës kurde janë nga më të ndryshmet.
Të njëjtat burime i thanë gazetarit të Top Channel Muhamed Veliu se Daci u bën presion grave dhe vajzave shqiptare në Al Hol, se nëse do të pranojnë të kthehen në atdhe atëherë do tu heqin shamitë dhe nuk do të lejohen të kryejnë lutjet 5 herë në ditë.
Emanuela Daci shihet edhe si personi përgjegjës për moslejimin e kthimit në Shqipëri, të Eva Dumanit vëllai të cilës Endri u kthye në Tetor 2020.
Endri Dumani falë kërkimeve brenda kampit Al Hol, prej Marc Ghorayeb këshilltar jo rezident i kryeministrito Edi Rama në Lindjen e Mesme bashkë me Drejtorin e Antiterrorit shqiptarë Gledis Nano dhe kolegut të tij Indrit Doda u shpëtua. Por Eva nën influencën e Emanuela Dacit u fsheh.