Pamje të rënda/ Plagoset me thikë 15-vjeçari në mes të Tiranës

Pamje të rënda/ Plagoset me thikë 15-vjeçari në mes të Tiranës

August 2, 2021 0

Një plagosje me thikë ka ndodhur këtë mbrëmje në Tiranë. Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë policia, e cila ka rrethuar zonën me shirit dhe vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të plagosjes, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve të përfshirë.

Pamje nga vendngjarja

Tiranë, informacion paraprak

Rreth orës 20:45, në bulevardin “Zhan D’ark” dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, një shtetas ende i paidentifikuar ka goditur me një mjet prerës (thikë) shtetasin e mitur me iniciale J. K., rreth 15 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekut. 

Menjeherë në vendngjarje kanë shkuar sherbimet e Policisë dhe kanë bërë rrethimin e zonës dhe po vijojnë kontrollin e saj me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

revista.one/