Noizy: Anulojeni ose do ta godasim Bregoviçin me shishe birre në kokë; Eni Koçi: Mos harroni, si e masakruan Kombëtaren tonë!

Noizy: Anulojeni ose do ta godasim Bregoviçin me shishe birre në kokë; Eni Koçi: Mos harroni, si e masakruan Kombëtaren tonë!

August 5, 2021 0

Përmes disa postimeve në Instagram, Noizy shprehet se Goran Bregovic nuk e njeh askush në Korçë dhe nuk ka pse të jetë i ftuar. Po ashtu, ai shkruan se nëse nuk anulohet ftesa, ai do të nxisë fansat e tij, që ta godasin me shishe birre në kokë. Noizy shprehet se në Shqipëri ndodhet edhe Dua Lipa, kështu që organizatorët e festivalit mund të ftojnë atë nëse duan një artist me famë botërore.

“Bashkia e Korçës çne ai këngëtar për festën e  birrës? Kush e njeh atë në Korçë? Anulojeni. ‘Cancel atë’ ose unë do nxis fansat. Ashtu siç nxiti ai në luftën e Kosovës. Shishe birra kokës. Çuna e dini vetë ju. Shishet plot jo bosh, se desh harrova. Dua Lipa është këtej. Plus e njeh gjithë bota… Thirreni atë”, shkruan Noizy.

Në lidhje me këtë lajm ka reaguar ditën e sotme edhe Eni Koçi.

“Sa turp qe shqyrtohet nga autoritetet perkatese ne Korce, ardhja e Goran Bregovicit. Nje artist aleat i pushtetit serb dhe mbeshtetes i shtypjes brutale ndaj Shqiptarve. Shqiperia do ece perpara vetem kur te gjithe Shqiptaret ta duan me shpirt vendin e tyre. Qe nje vend te zhvillohet duhet qe populli ta doje vendin, ta mbroje identitetin dhe gjakun e vet edhe pertej kufinjeve.

Nese nuk deshironi te hulumtoni faktet historike dhe urrejtes se Serbeve ndaj Shqiptareve, merrni rastin kur gjate ndeshjes se kombetares tone ne Serbi, djemte mezi kane dale qe aty pasi i gjithe stadiumi po i qellonte me sende te forta. Mos te flasim per masakrat dhe krimet ndaj Shqiptareve te Kosoves, plage ende te hapura qe percjellin dhimbje te madhe tek secili prej nesh.

Nuk ka dallim mes Shqiperise dhe Kosoves, ne jemi 1. Nuk ka dallim as ne syte e popujve te tjere si Serbet, edhe per ta jemi 1. Bashkia e Korçes se bashku me “Birra Korçen” e cila me duket eshte nje nder sponsoret kryesore, duhet ta anulojne kete koncert”, shkroi Eni në reagimin e saj.

revista.one/