Analisti: “Kallashi është rus, Gorani boshnjak, këndoi në Tiranë! Pse mos të vijë në Korçë?!”

Analisti: “Kallashi është rus, Gorani boshnjak, këndoi në Tiranë! Pse mos të vijë në Korçë?!”

August 8, 2021 0

Analisti i çështjeve rozë Olti Curri ka një vështrim ndryshe mbi debatin që ka ngjallur ftesa për Bregoviç. Duke përdorur disa silogjizma, edhe me ndihmën e wikipedias, Curri gjen përfundimin e tij mbi këtë çështje. Lexoni postimin:

“Te them dy fjale meqe te shumte ma keni kerkuar, ndjej detyrim si shqiptar qe dhimbja e luftes per liri e Kosoves te mos perdoret si teme debati banal nga ato qe as te Perputhen nuk i has. Ndaj kete diskutim e hap dhe e mbyll me kaq. Goran Bregovič ka kenduar qe ne vitin 2006 ne Shqiperi ne mes te Tiranes te Pallati i Kongreseve me sallen plot. Edi Rama kryetari i bashkise i asaj kohe i dorezoi “Çelesin e qytetit” ne shenje nderimi. 

Keta artiste qe sot u zgjuan patriote (me moshe mestare 35-40 vjeç) ku gjendeshin para 15 viteve (qe i bie te ishin 20-25 vjeç)! Apo mesuan shkrim e kendim pas te 30-tave! Goran Bregovič si fillim eshte boshnjak (eshte e shkruar kudo qe te kerkosh) dhe sa per Kallashnikovin edhe ai eshte rus, nje arme e krijuar ne Rusi nga nje ushtarak rus. Patriotizmi fillon nga dija. Ndaj me pare informohemi pastaj sulmojme.

Sa per artistet patriote mendoj se do ishin te besueshem qe kete kauze po e ngrene nga atdhedashuria dhe jo per klikime dhe vemendje ne momentin kur mos te kopjojne kenge dhe ritme serbe ne studiot e tyre muzikore, kur ne kenget e tyre te mos i kendojne dhunes, lekeve te droges dhe armeve sepse kallashnikovi eshte vrastar si ta perdore nje serb ashtu edhe nje shqiptar. Do ishin te besueshem artistet patriote nese klipet e tyre do i ben veshur me bluza me fytyren e Ismail Qemalit, apo Adem Jasharit dhe jo me logo Gucci & Fendi.

revista.one/