Morena Taraku mes “rich kids”! Daily Mail e përmend për byzylykun e saj prej 340 mijë eurosh
August 10, 2021E përditshmja britanike DailyMail i ka dedikuar një artikull të gjatë disa prej fëmijëve të të pasurve dhe pushimet e tyre luksoze.
Me titullin “Fëmijët e pasur bëjnë verën! Troterët e rinj të pasur të globit publikojnë fotografi të pushimeve të tyre me pesë yje. Guxoni të shikoni?!”, DailyMail ka cekur edhe një emër shqiptar në mesin e tyre.
Bëhet fjalë për bukuroshen me prejardhje nga Peja, modelen Morena Taraku, e cila tash është zhvendosur në Stamboll të Turqisë dhe njihet për jetën luksoze që bën.
“Për shumë prej nesh, ideja e një pushimi veror jashtë vendit nuk është ende asgjë më shumë se një ëndërr e largët e mbushur me komplikime. Por jo aq për elitën botërore që kanë refuzuar të lejojnë që një pandemi globale të pengojë arratisjet e tyre verore”, nis shkrimin e përditshmja britanike.
“Trotuesit e pasur të globit nga Rusia, Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara kanë dalë në Instagram për të ndarë fotografitë e tyre të mrekullueshme nga pushimet në Spanjë, Qipro dhe Monako. Të gjithë ata janë paraqitur në llogarinë Instagram të Rick Kids në internet, e cila tregon jetën e fëmijëve të pasur”, shkruan tutje DailyMail.
Disa kanë ndarë disa fotografi të festave të tyre të bollshme, të blerjeve, përfshirë muzikanten shqiptar dhe ish-mbretëreshën e bukurisë Morena Taraku, e cila ka një byzylyk prej ari të bardhë dhe diamant të markës ‘Cartier’, vlera e së cilit shkon deri në 290,000 funte (340,000 euro).
Fotografitë e tjera tregojnë të saj e tregojnë Morenën, duke u shfaqur atraktive me veshjet e stilistëve në Dubai dhe Turqi.
Diku tjetër ylli rus i tenisit Sofia Plotnikova, 20 vjeçe, u nis për në Maldive ku i dashuri i saj propozoi për martesë me një unazë të madhe diamanti dhe safiri nga Tiffany.
“Ndërsa shumë prej nesh ende po luftojnë me kufizimet e udhëtimit COVID-19-nuk ka një test të rrjedhës anësore, maskë ose hotel karantine në dukje për këta fëmijë të pasur”, përfundon shkrimin tabloidi britanik, referuar fëmijëve të pasur të globit.
Ndërkohë, Morena vendosi që ta ndajë atë me ndjekësit e saj në InstaStory, duke etiketuar DailyMail dhe falënderuar për artikullin.
revista.one/