Marrëdhënie intime me vajzën e tezes, filmon gjithçka dhe e shantazhon për t’i marrë para

Marrëdhënie intime me vajzën e tezes, filmon gjithçka dhe e shantazhon për t’i marrë para

August 20, 2021 0

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Vlorë, ku një burrë ka krijuar lidhje intime me vajzën e tezes.

Kushërinjtë edhe pse ishin të martuar dhe kishin familje kishin krijuar marrdhënie initme. Bëhet me dije se 50 vjeçari me iniciale A.P, që ishte lidhur me vajzën e tezes, momentet intime i kishte filmuar dhe më pas kishte nisur të shantazhonte kushërirën.

Ai i kërkonte vazhdimisht para gruas në fjalë duke thënë se nëse nuk do i jepte shumën që i kërkonte atëherë do i tregonte familjes.

Gruaja e frikësuar nga shantazhimet disa herë i kishte dhënë 50 vjeçarit shuma të ndryshme parash, por pasi kjo ishte bërë e vazhdueshme kishte marrë vendimin që t’i tregonte bashkëshortit.

Të dy së bashku më pas kanë bërë edhe denoncimin në policinë. Denoncimi në Policinë e Vlorës është bërë gjatë muajit gusht.

Në telefonin e gruas janë gjetur mesazhe të shumta ku 50 vjeçari e kërcënonte. Aktualisht ndaj 50-vjeçarit është vendosur nga gjykata e Vlorës masa e sigurisë “arrest në burg” për akuzën e “Shtrëngimit me anë të kanosjes dhe shantazhit me qëllim marjen e pasurisë”.