Georgina e Ronaldos bën gjestin human për dy fëmijët shqiptarë të rrëmbyer
August 20, 2021Prej disa ditësh, në mediat ndërkombëtare po pasqyrohet historia e dy fëmijëve shqiptarë, që u rrëmbyen nga babai i tyre.
Bëhet fjalë për Kristian Toska 11-vjeç dhe Amantia Toska 10-vjeçe, të cilët janë rrëmbyer nga babai i tyre në 17 janar të këtij viti.
Familja jetonte në Gjermani, por burri ka marrë të dy fëmijët dhe është larguar në ishullin e Tenerifes, në Spanjë dhe po i mban të fshehur.
Ndërkohë nëna e vogëlushëve është kërcënuar nga bashkëshorti, i cili i ka thënë se nëse shkonte në polici do ta vriste atë, familjen e saj dhe fëmijët.
Ky rast ka prekur shumë edhe modelen Georgina Rodriguez, e cila për publikun njihet si bashkëshortja e futbollistit Cristiano Ronaldo. Ajo ka publikuar lajmin në rrjetin e saj social Instagram dhe u ka kërkuar 26.8 milionë ndjekësve të saj që ta shpërndajnë, në mënyrë që të bëhet e mundur gjetja Kristianit dhe Amantias.