“Nuk kishin faj ato goca”, Arsimi i Për’puthen ndahet edhe nga e dashura e radhës
August 25, 2021Ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Arsim kishte nisur një lidhje dashurie me një vajzë bjonde të quajtur Pranvera, të cilën e postonte shpesh në rrjete sociale.
Ata dukeshin kokë e këmbë të dashuruar mirëpo s’e dimë ç’ndodhi që lidhja e tyre mori papritur fund.
Pranvera ka shkruar në InstaStory se Arsimi është “akull” siç thonin edhe vajzat e tjera që ishin ndarë me të, ndaj lidhja e tyre kishte marrë fund.
“Nuk kishin faj ata goca që thanë ti je akull. Gjithë të mirat në jetë”, ka shkruar ajo.
Ndërkohë, nuk ka munguar një postim as nga Arsimi, i cili ka shkruar: “Për një moment ti ishe bota ime, por tani pyes veten se çfarë nuk shkon me këtë botë? Të uroj gjithë të mirat, lamtumirë!”.
Ndërkohë, nuk ka munguar një postim as nga Arsimi, i cili ka shkruar: “Për një moment ti ishe bota ime, por tani pyes veten se çfarë nuk shkon me këtë botë? Të uroj gjithë të mirat, lamtumirë!”.
Arsimi jetoi për disa javë një histori dashurie me Ana Lleshin. Lidhja e tyre përfundoi vetëm pak kohë pasi të dy vendosën që marrëdhënien ta bënin publike.
Asokohe u tha se shkak për ndarjen e tyre u bë një debat që dyshja kanë pasur me njëri-tjetrin në distancë. Pas ndarjes ata të dy hodhën edhe disa thumba në rrjete sociale, duke treguar kështu se nuk janë ndarë fare mirë nga njëri-tjetri.
Pas kësaj Arsimi u përfol për një lidhje dashurie me Antonelën. Ata të dy u shfaqën shumë të afërt me njëri-tjetrin në vende të ndryshme si brenda, por edhe jashtë Shqipërisë. Mirëpo më vonë Arsimi sqaroi se me Antonelën nuk ka ndodhur asgjë dhe se janë thjesht miq të mirë.
revista.one/