Super miliarderi Jeff Bezos ankoron bishën “Flying Fox” në Sarandë për t’u furnizuar me naftë pa akcizë
August 25, 2021 0Nuk mund të mos përfitosh nga karburanti i lirë, kur ke për të furnizuar depozitat e jahtit me dhjetra mijëra litra edhe pse mund të jesh më i pasuri i botës?
Kështu, edhe super miliarderi Jeffrey Bezos ka ankoruar jahtin e tij gjigant “Flying Fox” në Sarandë, ku krahas rrezeve të diellit do të furnizohet me karburant të lirë pa akcizë.
Jahti gjigant “Flying Fox” është parë mëngjesin e sotëm në gjirin e Sarandës ku edhe ka hasur probleme me ankorimin për shkak të zonës së kufizuar.
Mbi jaht është edhe helikopteri ku miliarderi mund të hipë për të shijuar bregdetin shqiptar.
Jahti “Flying Fox” konsiderohet si një ndër më të mëdhenjtë dhe luksozët në botë. Me 136 metra gjatësi dhe 22.5 metra gjerësi, “Flying Fox” mund të mbajë 22 të ftuar VIP, ku secili ka dhomën e vet.
Jahti ka motorë super të fuqishëm të cilët harxhojnë 250 litra karburant për një orë lundrim. Depozita e tij e naftës konfirmon edhe më tepër shkakun e vizitës në Sarandë. Bëhet fjalë për 682 000 litra karburant, të cilat nëse do të mbusheshin në ndonjë shtet tjetër mund të nevojiteshin 650-700 mijë euro, kurse në Shqipëri, me heqjen e akciës së karburantit për jahtet, Bezosit i duhet të paguajë rreth 430 mijë euro.
revista.one/