Aksidenti në Qafë të Muzinës, pesë viktima në furgonin e linjës Sarandë-Tiranë
August 26, 2021Pesë viktima janë konfirmuar nga aksidenti tragjik, në rrugën Sarandë Gjirokastër. Shkak i aksidentit mendohet se ka qenë shpejtësia dhe rruga e lagur nga reshjet e rëna këtë pasdite.
Ka qenë një furgon i linjës Tiranë-Sarandë, që ka dalë nga rruga dhe ka rënë në greminë.
Sipas dëshmitarëve, ka qenë e vështirë nxjerrja e viktimave dhe pasagjerëve të tjerë të bllokuar, pasi mjeti është i përmbysur.
Në vendngjarje kanë mbërritur policia dhe tre ambulanca, të cilat po punojnë për nxjerrjen e viktimave dhe pasagjerëve të bllokuar, teksa terreni është shumë i thyer dhe vështirëson edhe më tej punën e tyre.
revista.one/