Mbi 60 afganë dhe 12 marinsa amerikanë u vranë në sulmin vdekjeprurës në Kabul
August 26, 2021Gjenerali Frank McKenzie Jr dhe sekretari i shtypit i Pentagonit John Kirby kanë mbajtur konferencë për shtyp pas dy shpërthimeve vdekjeprurëse pranë një Aeroportit Ndërkombëtar Hamid Karzai në Kabul.
“Të paktën 12 anëtarë të ushtrisë amerikane u vranë dhe të paktën 15 të tjerë u plagosën në sulmin në aeroportin e Kabulit”, tha në një konferencë gjenerali Kenneth “Frank” McKenzie, kreu i Komandës Qendrore të SHBA.
“Është një ditë e vështirë sot”, tha mMcKenzie. Theksojmë se në mesin e viktimave janë 11 marinsa dhe një mjek i Marinës, thanë zyrtarët amerikanë.
McKenzie gjithashtu konfirmoi se kanë mbetur edhe rreth 1.000 amerikanë në Afganistan pas sulmit në aeroportin e Kabulit.
Ndërkohë, sulmi terrorist në Kabul sot la më shumë se 60 afganë të vdekur dhe të paktën 140 persona të plagosur, tha një zyrtar i Ministrisë së Shëndetit Publik të Afganistanit për CNN.
Në kohën e sulmit vetvrasës, hyrjet në portat e aeroportit ishin të mbushura nga mijëra afganë të cilët kishin frikë nga persekutimi nga talebanët sepse kishin ndihmuar përpjekjet e koalicionit të udhëhequr nga SHBA-ja në vend gjatë dy dekadave të fundit.
Shërbimi inteligjent britanik kishte paralajmëruar se ka të ngjarë të ndodh një sulm vdekjeprurës
revista.one/