Atentati/ Kishte ardhur me pushime nga Anglia, i vrari në Shkodër një ish-polic

Atentati/ Kishte ardhur me pushime nga Anglia, i vrari në Shkodër një ish-polic

August 28, 2021 0

Sokol Çelaj, personi që mbeti i vrarë në orët e vona të natës në Shkodër, rezulton të ketë qënë për disa vite pjesë e rradhëve të policisë së Shtetit. Viktima disa vite më parë ka punuar si punonjës policie në Drejtorinë e Qarkut Shkodër.

Në vitin 1990 Sokol Çelaj është përfshirë në një ngjarje kriminale, duke vrarë nga pakujdesia një mikun e tij në Shkodër.

Ndërsa deri në këtë fazë të hetimeve nuk dihet nëse kjo ngjarje lidhet me vrasjen e tij ose jo. Çelaj, prej disa vitesh jetonte në Angli, dhe kishte pak ditë (18 gusht) që kishte ardhur në vendlindje.

Prezenca e tij në Shkodër dhe Malësinë e Madhe, nuk ka kaluar pa u vënë re dhe nga kundërshtarët e tij, të cilët mesnatën e djeshme kanë organizuar atentatin, duke e ekzekutuar me plumba kallashnikovi. Sokol Çelaj është vrarë në sy të gruas së tij, ndërsa vetë bashkëshortja fatmirësisht nuk ka marrë asnjë plumb.

Vrasja ka ndodhur jo shumë larg banesës, kur Sokol Çelaj po kthehej në shtëpi. Autori i krimit ka qëndruar aty, në pritje të mbërritjes së tij.

Tashmë pistat ku policia është fokusuar për vrasjen është ajo e gjakmarjes dhe kultivimit të hashashit në zonën e Dukagjinit apo në Shtëpitë e Barit në Angli.

Një tjetër pistë që po verifikohet është ajo e konflikteve të mundshme që mund të ketë pasur viktima me persona të ndryshëm, gjatë kohës që ka qëndruar në Shqipëri.

Deri në këta fazë të hetimit, dëshmitarja kryesore e kësaj ngjarje kriminale është vetëm gruaja e viktimës, e cila nuk ka mundur të njohë identitetin e autorit, duke treguar në polici vetëm karakteristikat e veshjes së personit që qëlloi me armë zjarri.

revista.one/