Përleshje në Athinë, kundërshtohet vaksinimi, policia sulmon me gaz protestuesit

Përleshje në Athinë, kundërshtohet vaksinimi, policia sulmon me gaz protestuesit

August 29, 2021 0

Protesta që nisi pak orë më parë nga qindra mijëra grekë të cilët janë kundra vaksinimit të detyruar ka agravuar në përleshje mes tyre dhe forcave të rendit.

 Forcat e Rendit janë detyruar të përdorin pompat e ujit me presion dhe gaz lotsjellës kundër protestuesve, ndërsa këta të fundit kanë goditur me gurë dhe molotov kundrejt tyre.

Policia ka shoqëruar në komisariat disa persona ndërsa po boshatisin sheshin Sindagma.

Mijëra grekë që refuzojnë të vaksinohen kundër Covid kanë protestuar këtë të dielë në sheshin Sindagma të Athinës.

Me pankarta në duar ata bëjnë thirrje kundër vaksinimit të detyruar dhe heqjen e kufizimeve të covidit në vend.

Kohët e fundit, protestuesit mbështeten prej organizatave fetare dhe ato të ekstremit të djathtë, ndonëse zyrtarisht kisha greke është shprehur pro vaksinimit.

Me shifra të larta infektimesh, mbi 3000 raste në ditë dhe me mbi 13.600 viktima që prej nisjes së pandemisë covid, qeveria greke ka njoftuar që prej 13 shtatorit masa drastike për punonjësit e sektorit shtetëror dhe atij privat që refuzojnë të vaksinohen. 

Masat përcaktojnë ndalim të detyruar nga puna dhe nxjerrja në asistencë të pa paguar për ata që refuzojnë të vaksinohen si dhe testim të detyrueshëm me fondet personale për ata që kanë vendosur ti thonë jo vaksinimit.

Masa kufizuese priten të merren edhe në sektorin e shërbimit dhe restorantet, në ambientet e mbyllura të të cilave, nuk do të mund t’ju shërbehet të pa vaksinuarve.

Me një qarkore të brendshme qeveria ka njoftuar të gjitha dikasteret të zgjerojnë listën e kategorive që do të jenë të detyruar të vaksinohen, ndërsa më herët kryeministri i vendit deklaroi se vendi nuk do të ketë një ‘lockdown’ të dytë.

revista.one/