Vodhën bankën, hajdutët në Brazil lidhën mbi vetura pengjet që i përdorën si mburoja
August 30, 2021Të paktën 10 pengje “u lidhën në pjesën e sipërme” të makinave të arratisjes gjatë grabitjes së armatosur të bankës në Aracatuba, shteti i Sao Paulo, Brazil.
Pamjet tregojnë se ata janë përdorur si mburoja njerëzore nëpër rrugë, pasi çdo bankë në qytet thuhet se është bastisur.
Të shtëna dhe shpërthime u dëgjuan në të gjithë qytetin në rajonin qendror.
Një bandë e armatosur rëndë me eksplozivë dhe pushkë sulmoi kazermat e Policisë Ushtarake dhe bankat.
Automjetet gjithashtu u dogjën në hyrjet e qytetit për të vështirësuar hyrjen për shërbimet e urgjencës.
Pamjet në mediat sociale tregojnë pengje në çatitë e makinave teksa ato lëvizin nëpër qytet.
revista.one/