Komiteti vendos vaksinim të detyrueshëm për studentët deri më 30 shtator

Komiteti vendos vaksinim të detyrueshëm për studentët deri më 30 shtator

August 30, 2021 0

Komiteti Teknik i Ekspertëve është mbledhur ditën e sotme për të njoftuar masat e reja kundër Covid-19.

Kryetarja e Komitetit Teknik, Mira Rakacolli ka prezantuar masat e reja që nga ndryshimi i orës policore, deri tek vaksinimi i detyrueshëm

Masat që do të ndryshojnë nga 1 shtatori:

Ora policore ndryshon nga 24:00 deri në 06:00 në 23:00 në 06:00

Kush hyn në kufi të ketë pasaporte vaksinimi, test PCR brenda 72 oreve, ose RT në 48 orë, ose prove te kalimit te covid, 6 muaj pas shërimit.

Nga kjo përjashtohen fëmijët deri në 6 vjec.

Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur rokomandimin e detyrueshëm për grupet e riskuara si stafi mjekësor, studentët dhe arsimtarët

Deri më 30 shtator të gjithë duhet të dorëzojnë vertetimin e vaksinimit në institucionet përkatëse

Përjashtim bëjn ata që kanë mjekësor për mosbërjen e vaksinës që do të vlersohet me përgjeshmëri

Pasagjerët do mbajnë maskat e detyrueshme. Vazhdon të mbetet në fuqi përdorimi i maskave në ambietne të mbyllura, supermarket, qendra tragtare dhe ambiente në të cilat distancimi social është e pa mundur të zbatohet. 

Në të gjitha institucionet shëndetësore vazhdon të mbetet në fuqi mos lejimi i familjarëve të cilët janë shtruar. 

Në të gjitha rastet që nuk zbatohen do të merren masa si gjoba 3 mijë lek nëse është për herë të parë dhe në rast përsëritje 5 mijë lekë. 

Më pas masa e penalitetit shkon nga 100 mijë deri në 700 mijë në varësi të masës që shkelet.

revista.one/