Diona Fona bëhet imazh i markës ‘Fenty Beauty’ të Rihannas
August 30, 2021Këngëtarja e njohur shqiptare, Diona Fona, gjatë këtij viti ka qenë mjaft aktive me prurje të reja muzikore.
Krahas karrierës së bujshme, ajo komentohet mjaft shumë edhe për pamjen e jashtme – sharmin dhe elegancën që ka.
Së fundmi duket se ajo ka arritur një sukses tjetër jashtë profesionit që e ushtron prej shumë vitesh.
Krijuesja e hitit “Sheqer” u njoftua se është bërë imazh i markës ‘Fenty Beauty’ – linjës kozmetike të yllit nga Barbados, Rihanna.
Pas kontaktimit nga kompania e Robyn Rihanna Fenty (emri i plotë), Diona u shfaq imazh i saj në faqet zyrtare dhe në rrjete sociale.
kanë ndarë një fotografi të artistes shqiptare në Instagramin e tyre, për makijazhin e së cilës u përkujdes grimerja Dafina Neziri.
Faqja zyrtare e ‘Fenty Beauty’ vetëm në Instagram numëron 10.8 milion ndjekës.
revista.one/