(VIDEO) Bomba “Delta”, nga Rinasi po hyjnë mijëra indianë, kurse shqiptarëve u vënë orë policore

(VIDEO) Bomba “Delta”, nga Rinasi po hyjnë mijëra indianë, kurse shqiptarëve u vënë orë policore

August 30, 2021 0

Aeroporti i Rinasit ditën e sotme është mbushur me qytetarë indianë, të cilët kanë zgjedhur vendin tonë për të qëndruar dy javë, derisa të largohen në destinacionet që dëshirojnë.

Shqetësues është fakti se në Indi po infektohen miliona qytetarë çdo ditë me variantin indian të COVID, ndaj këta qytetarë që përdorin Shqipërinë si vend tranzit, rrezikojnë shëndetin e qytetarëve shqiptarë. Ky është një problem me të cilin nuk u mor sot Komiteti Teknik i Covid, por në fakt fluksi i indianëve është burimi kryesor i përhapjes së virusit Delta.

Që kur shteti shqiptar hoqi vizat përkohësisht nga prilli deri në fund të vitit me Arabinë Saudite, Bahreinin, Egjiptin, Katarin, Omanin, Rusinë, Tailandën dhe Indinë, mijëra indianë janë shfaqur nëpër Tiranë. Sipas Policisë së Shtetit deri në javën e fundit të gushtit në territorin shqiptar kanë hyrë 2 477 shtetas nga ky vend dhe janë larguar 1930.

Nuk janë vetëm indianët që e përdorin Shqipërinë si vend transit drejt shteteve ku e kanë të pamundur të futen për shkak të masave anti-COVID.

Po ashtu, nuk është vetëm Italia destinacioni europian që arrihet më lehtë nga Shqipëria.

Të dhënat e sistemit Tims për hyrje-daljet tregojnë se dhe pakistanezët e kanë shfrytëzuar këtë mundësi

Në Rinas prej ditësh priten avionët me emigrantet nga Afganistani, por gjatë 2021-shit kanë hyrë në Shqipëri 48 shtetas nga ky vend për t’i paraprirë situatës së krijuar nga marrja e pushtetit nga talebanët.

Sipas të dhënave të policisë së shtetit, aktualisht po qëndrojnë në Shqipëri 15 afganë. Ashtu si pakistanezët, ata mund të futen në vendin tonë vetëm me vizë.

revista.one/