“Quo Vadis, Aida”, aktori shqiptar pjesë e nominimeve për Oscar 2021

“Quo Vadis, Aida”, aktori shqiptar pjesë e nominimeve për Oscar 2021

March 16, 2021 0

 

Filmi “Quo Vadis, Aida”, është pjesë e listës së nominimeve të çmimeve Oscar 2021. Pjesë e filmit është dhe aktori shqiptar, Alban Ukaj.

Aktori ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku konfirmon këtë lajm.

Ky film është nominuar për çmimin si filmi më i mirë ndërkombëtar me metrazh të gjatë. “Quo Vadis, Aida” është me regji të Jasmila Zbanic dhe trajton masakrën e Srebrenicës dhe bazohet në një ngjarje të vërtetë të një përkthyeseje ndërkombëtare e cila shërbeu asokohe në Bosnje dhe Hercegovinë. Ndërkohë, aktori shqiptar në këtë film ka rolin e një përkthyesi.

“Nuk do t’i harroj xhirimet e këtij filmi asnjëherë, dhe besoj se të njëjtën ndjesi do ta kenë krejt aktorët e këtij filmi, sepse ky film ka lënë vulë në secilin prej nesh.  Do ta kujtojmë krejt procesin e këtij filmi, e besoj që për regjisoren do të jetë edhe një ndjesi më e veçantë, e cila ka punuar mbi tetë vjet për realizimin e filmit “Quo Vadis, Aida”, tha Ukaj në një intervistë të dhënë pak kohë më parë për KultPlus duke folur për rolin e tij në film.