Beyonce drejt nominimit për “Oscar”, me këngën për babanë e Serena dhe Venus Williams
September 3, 2021Ajo është një nga yjet më të mëdhenj të muzikës në botë dhe ka fituar pothuajse çdo çmim të imagjinueshëm.
Por, ka ende një të tillë me të cilin nuk është nderuar Beyonce, shkruan DailyMail.
39-vjeçarja ka një këngë të shfaqur në filmin e ri “King Richard” që pati shfaqjen e saj të parë publike në Festivalin e Filmit “Telluride” në 2021.
Me këngën e re, e cila thuhet se titullohet “Be Alive”, Beyonce mund të ketë të drejtë për një nominim për ‘Oscar’ në kategorinë “Kënga më e mirë origjinale”.
Fitimi i këtij çmimi do të shënonte gjithashtu një arritje të madhe në karrierën e yllit pasi ajo ende nuk e ka arritur këtë nder.
Vitin e kaluar ajo u la jashtë nominimeve pavarësisht se kishte një këngë origjinale të titulluar “Spirit”, në vitit 2019 të “The Lion King”, në të cilin ajo gjithashtu luajti.
“King Richard”, me protagonist Will Smith është një vështrim se si yjet e tenisit Venus dhe Serena Williams u bënë ato që janë sot, pas stërvitjes nga babai i tyre, Richard Williams. Filmi do të publikohet më 19 nëntor.
Ky lajm vjen vetëm disa ditë pasi Beyonce u paraqit në fushata e saj të fundit me “Tiffany & Co”, kur ajo postoi gjatë fundjavës një seri imazhesh mahnitëse, në Instagram. revista.one/