Ky është autori i vrasjes në Tropojë, mori pushkën se i qëlloi të birin me pëllëmbë
September 4, 2021Një ngjarje e rëndë ndodhi pasditen e sotme në Tropojë, fshati Çerem, ku mbeti i vrarë 49-vjeçari, Isat Goçi.
Burime për median bëjnë me dije se gjithçka ka ndodhur pas një shpulle që viktima i ka gjuajtur djalit të Altin Ismajlisufit.
Mësohet se djali ka shkuar dhe është ankuar te babai për Goçin, ky i fundit ka marrë armën dhe ka vrarë bashkëfshatarin e tij.
Kujtojmë që policia ka rritur në kohë rekord të arrestojë autorin, të cilit në banesë i është gjetur edhe arma, me të cilën dyshohet se ka ndodhur edhe vrasja.
Njoftimi i policisë:
Kapet në kohë rekord autori i dyshuar i vrasjes së ndodhur në Çerem.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë falë reagimit në kohë, veprimeve të shpejta dhe profesionale, bënë të mundur kapjen e autorit të dyshuar shtetasin Altin Ismajlisufi.
Gjatë kontrollit në banesë, Policia gjeti dhe sekuestroi armën e zjarrit, me të cilën autori kreu vrasjen.
Autori i dyshuar po shoqërohet në Komisariatin e Policisë Tropojë, për veprime të mëtejshme.
revista.one/