Klea Huta nuk e ndan të dashurin, nëse e kap me një tjetër…
September 5, 2021Klea Huta deklaron se nuk do ta linte të dashurin, nëse ai e tradhton. Ajo ka një zgjidhje tjetër. Dikush nga ndjekësit është interesuar se çfarë do të bënte moderatorja nëse do të zbulonte se Elgiti e tradhton.
“A e fal tradhtinë Klea? Si do reagoje po të gjeje burrin duke folur me një femër tjetër?”, e ka pyetur dikush.
Dhe Klea ka dhënë një përgjigje shumë të veçantë.
“Do ulesha dhe do flisja me të. Çelësi i gjithçkaje
është komunikimi”, është përgjigjur Klea.
Ndër të tjera dikush e ka pyetur se çfarë do të bëhej ajo nëse nuk do të ishte moderatore dhe Klea ka treguar se ëndrra e saj ka qenë që të bëhej police.
Ndër të tjera dikush e ka pyetur se çfarë do të bëhej ajo nëse nuk do të ishte moderatore dhe Klea ka treguar se ëndrra e saj ka qenë që të bëhej police.
Klea Huta komunikon shpesh me ndjekësit e saj në rrjete sociale dhe “qan hallet” bashkë me ta.
revista.one/