Fuoristrada i zë rrugën motorit të policëve “Shigjeta”, shkakton aksident

Fuoristrada i zë rrugën motorit të policëve “Shigjeta”, shkakton aksident

September 7, 2021 0

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë, te Kodra e Diellit.

Bëhet me dije se në aksident është përfshirë një motor, ku ishin dy efektivë të “Shigjetave”. Siç shihet në foton e mëposhtme policët janë të shtrirë në tokë.

“Rreth orës  10:05, në rrugën “Shkëlqim Fusha”, janë përfshirë në përplasje mjeti me drejtues R. K., 40 vjeç me mjetin motorr të policisë me drejtues E. M dhe pasagjer J. D,(punonjës policie në shërbim)” njofton policia. 

Nuk dihet ende gjendja shëndetësore e efektivëve. Shkak i aksidentit dyshohet se është bërë një “fuoristrad” me drejtus shtetasin R.K., që i ka prerë rrugën motorit të efektivëve, të cilët më pas janë përplasur me bordurën anësore të rrugës.

Njoftimi i Policisë

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës  10:05, në rrugën “Shkëlqim Fusha”, janë përfshirë në përplasje mjeti me drejtues R. K., 40 vjeç me mjetin motorr të policisë me drejtues E. M dhe pasagjer J. D,(punonjës policie në shërbim).

Si pasojë janë dëmtuar të dy punonjësit e policisë, të cilët u dërguan në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

revista.one/