Artisti shqiptar i ‘make up’ trajtoi Kim Kardashian për shfaqjen në Met Gala 2021

Artisti shqiptar i ‘make up’ trajtoi Kim Kardashian për shfaqjen në Met Gala 2021

September 14, 2021 0

Kim Kardashian befasoi shumë të hënën teksa shkoi për një pamje krejtësisht minimaliste të frymëzuar nga burri i saj i ndarë Kanye West në natën më të madhe të modës, shkruan DailyMail.

Miliarderja 40-vjeçare mbuloi plotësisht fytyrën e saj në një veshje “Balenciaga” tërësisht të zezë kokë e këmbë, përfshirë fytyrën, teksa mbërriti në Muzeun Metropolitan të Artit në New York të hënën.

Ndonëse u shfaq mbuluar plotësisht, Kim harxhoi orë të tëra në karrigen e makijazhit, me mikun e saj shqiptar Mario Dedivanovic, i cili u kujdes për tretmanin e saj.

Artisti 37-vjeçar i makijazhit u shfaq duke aplikuar markën luksoze të kujdesit për lëkurën “La Mer’s Crème de la Mer” në fytyrën e saj.

Nuk dukej të ishte vetëm një krem hidratues në fytyrën e saj, pasi Mario ndau një imazh tjetër të Kimit, i cili tregonte shtesat që po aplikoheshin në flokët e saj.

Pamja e zezë kishte disa pjesë të ndërlikuara pavarësisht nga thjeshtësia e pamjes së saj pasi përfshinte edhe çizme triko të markës “Pantaleggings”.

Aksesorët u mbajtën të njëtrajtshëm pasi ajo gjithashtu kishte doreza të gjata dhe një maskë me fytyrë të plotë e cila e mbante makijazhin e saj të fshehtë.

Ish-burri i saj, Kanye West zgjodhi të anashkalojë ngjarjen, por prania e tij ende arriti të ndihej.

Sipas TMZ, reperi ishte një forcë lëvizëse prapa pamjes, pasi ai “i dha kurajon Kimit të shtyjë përpara kreativitetin dhe imagjinatën e njerëzve përmes artit”.

Edhe Instagrami i Kimit përputhej me pamjen e saj të errët pasi fotografia e profilit të saj ishte ndryshuar në një kuti të zezë e cila ngjante me kopertinën e albumit të ish-burrit, “Donda”.

Me paraqitjen e saj ia doli të tërhiqte vëmendjen dhe të vihet në qendër të diskutimeve në rrjetet sociale.

revista.one/